Një çift nga Roslin Park, në jug të Australisë, kishte një surprizë të pazakontë kur mbërriti në shtëpinë e tyre pas mesnate dhe zbuluan se dhoma e gjumit ishte e pushtuar nga një koala.
Fran Dias Rufino publikoi një video në Facebook duke treguar ngjarjen, ku shihet koala duke eksploruar dhomën, teksa ajo bërtet në portugalisht.
“Vetëm në Australi”, shkruan Rufino në përshkrimin e videos. Ajo e pranoi se, pas tronditjes së madhe “harroi si të fliste anglisht” dhe filloi të fliste portugalisht, ndonëse nuk e kishte gjuhën.
Sipas Fran dhe burrit të saj, Brunno, ata kërkuan ndihmën e ekspertëve për të larguar koalën, që më pas u ngjit në një pemë në oborrin e shtëpisë.
“Mendoj se tani ajo është pjesë e familjes”, tha Fran.
View this post on Instagram