×
  • Lajme
  • Lajme

    KMLDNJ reagon për shtyrjen e vitit të ri shkollor: SBASHK-u pa asnjë të drejtë bëri presion te MASH-i për të shtyrë fillimin e procesit shkollor për 15 ditë

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut kanë reaguar për shtyrjen e vitit të ri shkollor ku përmes një njoftimi kanë thënë se SBASHK-u pa asnjë të drejtë dhe në mungesë të kapacitetit për vlerësim profesional të shëndetit, bëri presin tek MASH-i për shtyrjen e fillimit të procesit shkollor, për 15 ditë.

    Sipas njoftimit, SBASHK-u publikisht ka deklaruar se mësimi mund edhe të mos fillojë me 14 shtator 2020 shkaku se mund të rrezikohet shëndeti i mësimdhënësve dhe për shëndetin e tyre siç thuhet në reagim më i mirë është ajri në Durrës se shkollat e kontaminuara.

    “Në ndërkohë, SBASHK-u publikisht ka deklaruar se mësimi mund edhe të mos fillojë me 14 shtator 2020 shkaku se mund të rrezikohet shëndeti i mësimdhënësve dhe për shëndetin e tyre më i mirë është ajri në Durrës se shkollat e kontaminuara. Për këtë arsye , kryeinspektori i arsimit kosovar Rrahman Jasharaj, i shoqëruar nga inspektori Ramë Likaj vizituan shkollat e Prishtinës pas së cilës Rrahman Jasharaj, në enciklikën e tij , urbi et orbi iu drejtua opinionit kosovar se viti shkollor ka gjasa të nisë me 14 shtator e që me këtë, me një pohim koke u pajtua edhe Ramë Likaj”, thuhet ndër të tjera në reagimin e KMDLNJ-së.

    Lexoni më poshtë reagimin e tyre të plotë:

    Më herët ishte marrë vendim që viti i ri shkollor të nisë me 1 shtator 2020 sikur që kishin vepruar edhe vendet e rajonit gjithnjë duke respektuar udhëzimet e IKSHPK-së, që është institucion kompetent dhe përgjegjës për shëndetin publik. Në ndërkohë SBASHK- u që deri tani kishte zënë flladin e mrizit në Durrës, pa asnjë të drejtë dhe në mungesë të kapacitetit për vlerësim profesional të shëndetit, duke u fshehur prapa veprimeve sindikaliste bëri presion te MASHT-i për të shtyrë fillimin e procesit shkollor për 15 ditë që nënkupton se sipas vendimit të SBASHK-ut i, vetëshpallur si autoritet suprem i arsimit në Kosovë , do të nisë me 14 shtator 2020. Me këtë u pajtua edhe vartësi i Rrahman Jasharajt , kryeplakut të SBASHK-ut , Ramë Likaj që është ministër i MASHT-it por që kompetencat ekzekutive për arsimin kosovar në të gjitha nivelet ia ka deleguar Rrahman Jasharajt. Në ndërkohë, SBASHK-u publikisht ka deklaruar se mësimi mund edhe të mos fillojë me 14 shtator 2020 shkaku se mund të rrezikohet shëndeti i mësimdhënësve dhe për shëndetin e tyre më i mirë është ajri në Durrës se shkollat e kontaminuara. Për këtë arsye , kryeinspektori i arsimit kosovar Rrahman Jasharaj, i shoqëruar nga inspektori Ramë Likaj vizituan shkollat e Prishtinës pas së cilës Rrahman Jasharaj, në enciklikën e tij , urbi et orbi iu drejtua opinionit kosovar se viti shkollor ka gjasa të nisë me 14 shtator e që me këtë, me një pohim koke u pajtua edhe Ramë Likaj. SBASHK-u , me një grusht individësh, në emër të ruajtjes dhe forcimit të protagonizmit dhe mbijetesës në skenën publike duke u thirrur në mbrojtjen e të drejtave të mësimdhënësve , duke bashkëvepruar në një shtrat të përbashkët me politikanët dhe politikën në mënyrën më flagrante ua ka shkelur të drejtat e nxënësve për një arsimim të rregullt dhe cilësorë. Greva disamuajshe dhe refuzimi për të mos kompensuar orët e humbura , jashtëzakonisht e ka dëmtuar procesin mësimor dhe ky veprim klientelistë e kundër sindikalistë do të dënohej në çdo vend të botës. Kërkesa ekskluzive e SBASHK-ut ka qenë rritja e pagave për mësimdhënësit , pa ofruar asgjë të re për këtë dhe as që iu ka interesuar se sa mbrapa do të mbesin nxënësit në procesin e mësim nxënies sikur edhe që skajshmërish kanë injoruar kërkesat e Këshillit të Prindërve. Humbja e orëve për një periudhë të gjatë për shkak të pandemisë e ka shtrirë për toke arsimin kosovar kurse mos fillimi me kohë dhe shtyrja eventuale e procesit mësimor për shkak të kërcënimit dhe qëndrimit shantazhues të SBASHK-ut përfundimisht do ta godasë arsimin e që për vite të tëra nuk do ta marrë veten. Me ligjet në fuqi, MASHT është autoritet suprem dhe i vetëm për arsimin kosovar, në të gjitha nivelet dhe vendimet e MASHT – it janë ekzekutive kurse të gjithë të tjerët mund të ndihmojnë me rekomandime. Shëtitja e ministrit të Arsimit , Ramë Likaj me Rrahman Jasharajn në shkollat e Prishtinës është sa i çuditshëm aq edhe i papranueshëm për faktin se askush në këto vitet e fundit, përmes shantazheve dhe grevave jo sindikale nuk e ka dëmtuar arsimin kosovar. Edhe ashtu e kemi pasur arsimin e brishtë kurse tash po prodhojmë analfabetë funksional serikë dhe intelektual jofunksional. Duhet të bëhet prerje e qartë, MASHT- i dhe ministri Likaj duhet të veprojnë në përputhje me mandatin dhe kompetencat kurse SBASHK-u dhe Rrahman Jasharaj duhet t’u kthehen veprimeve krejtësisht sindikaliste për faktin se , përveç se janë mësimdhënës, edhe fëmijët e tyre janë nxënës, studentë etj. Kështu, si qëndron puna kur MASHT-i i nënshtrohet shantazheve të SBASHK-ut, duhet të ndjehemi tepër të shqetësuar dhe të brengosur në duart e kujt janë dhe do të mbesin fëmijët tanë.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Nëntor 2024
    Deputeti i Levizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar edhe njëher ndaj partive opozitare rreth buxhetit të Kosovës. Ai tha se me Qeverinë...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe deputeti i LDK-së, Anton Quni shijuan Darkën e Lamës në Bruksel. Përmes një postimi në Facebook,...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook rreth kontratave me procedurë të negociuar....
    Të tjera
    Vip24 Nëntor 2024
    Konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta dhe Arioni kanë vazhduar debatin me tyre. E në një moment ata e...
    Vip24 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Arioni dhe Xheneta kanë debatuar me tone të larta. Teksa edhe zëri u ngritke, Xheneta...
    Vip24 Nëntor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Edi e ka pyetur Drilonin se a po i pëlqen atij Sara. Mirëpo përgjigja...
    Sport24 Nëntor 2024
    U ndëshkua me karton të kuq. Vedat Muriqi, i tregoi gishtin e mesëm kundërshtarit çka e shtyri referin të vepronte menjëherë duke...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Viola Bunjaku nga Lëvizja FOL, thotë për FrontOnline  se individët dhe zyrtarët që janë nën  hetime për korrupsion, në aspektin politik e...
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mbrëmë takoi diasporën shqiptare në Zvicër, ai me ta ndau shqetësimet për mohimin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.