×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNJ thotë se SBASHK-u nuk mund të ketë përgjegjësitë e Ministrisë së Arsimit

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), përmes një komunikatë për media ka thënë se SBASHK-u nuk mund të ketë përgjegjësitë e Ministrisë së Arsimit.

    KMDLNJ thotë se SBASHK-u ka arritur që për një kohë të paralizojë krejtësisht procesin arsimor

    “ Tash kur Ministria e Arsimit , në përputhje me rekomandimet e ISHPK ka marrë vendim fillimisht që procesi mësimor të filloi me një shtator e që pastaj ka vendosur , për arsye objektive dhe subjektive të shtyjë për 14 ditë, SBASHK – u deklaron se procesi mësimor , nëse SBASHK-u konsideron se nuk janë plotësuar kushtet mund të shtyhet për një kohë tjetër dhe në këtë mënyrë i merr përgjegjësitë që nuk i takojnë por që janë përgjegjësi e MASHT-it sikur që del edhe kundër rekomandimeve të ISHPK –së”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

    Reagimi i plotë:

    “Është bërë si rregull që në çdo fillim të vitit shkollor, SBASHK-u të dalë me kërkesa që jo rrallë herë e kanë formën dhe përmbajtjen e shantazhimit klasik e që është e dënueshme me ligjet në fuqi në Kosovë dhe duke i vënë ultimtatum Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e këtyre kërkesave e që jo gjithmonë janë në fushëveprimin sindikalist. Në këtë mënyrë SBASHK –u përmes disa udhëheqësve e ruan kondicionin sikur që e riciklojnë protagonizmin personal e jo sindikal.

    KMDLNj ka reaguar disa herë kundër këtyre kushtëzimeve të SBASHk-ut të cilët botërisht kanë deklaruar se ata kujdesen dhe mbrojnë mësuesit , arsimtarët dhe profesorët dhe se nuk është përgjegjësi e tyre të kujdesen për përmirësimin e kushteve për nxënës , përmirësimin e procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies apo sigurimin e fondeve për nxënës me gjendje të rënduar materiale. SBASHK-u arriti që për një kohë të paralizojë krejtësisht procesin arsimor, i motivuar kryesisht materialisht e që jashëzakonisht e ka dëmtuar procesin arsimor. SBASHK u asnjëherë nuk ka konsideruar seriozisht kërkesat e prindërve të artikuluara përmes Këshillit të Prindërve por ka insistuar në rritjen e pagave duke koketuar me parti të ndryshme politike të cilave ju ka premtuar përkrahje publike dhe vota klienteliste përmes nënshkrimit të marrëveshjeve e që është në kundërshtim të plotë me mandatin e SBASHK-ut .

    Për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID – 19, kemi pasur një ndërprerje të procesit mësimor në të gjitha nivelet dhe përcjellja e mësimit nga shtëpia lirisht mund të llogaritet si proces apo përpjekje e dështuar. Tash kur Ministria e Arsimit , në përputhje me rekomandimet e ISHPK ka marrë vendim fillimisht që procesi mësimor të filloi me një shtator e që pastaj ka vendosur , për arsye objektive dhe subjektive të shtyjë për 14 ditë, SBASHK – u deklaron se procesi mësimor , nëse SBASHK-u konsideron se nuk janë plotësuar kushtet mund të shtyhet për një kohë tjetër dhe në këtë mënyrë i merr përgjegjësitë që nuk i takojnë por që janë përgjegjësi e MASHT-it sikur që del edhe kundër rekomandimeve të ISHPK –së.

    SBASHK-u , së paku në bazë të deklarimeve angazhohet për ngritjen e mirëqenies materiale të punëtorëve të arsimit dhe nuk ka asnjë të drejtë të caktojë afate kohore se kur duhet të fillojë apo përfundojë procesi mësimor. Me grevën shantazhuese të SBASHK-ut që e dëmtoi shumë arsimin , me ndërprerjen e procesit arsimor për shkak të pandemisë dhe nëse edhe tani nuk fillon procesi arsimor , lirisht mund të themi se kjo gjeneratë do të jetë e humbur sa i përket arsimimit.

    Institucionet arsimore duhet të kujdesen që të zbatohen rekomandimet e ISHPK –ës duke garantuar një mjedis të sigurt , si për nxënësit dhe mësimdhënësit në mënyrë që procesi mësimor të fillojë në afatin e caktuar nga MASHT kurse SBASHK-u dhe KMDLNj dhe organizatat tjera nuk duhet as të bëjnë përpjekje të marrin përgjegjësitë që nuk iu takojnë e që në rastin konkret është përgjegjësi ekskluzive e MASHT-it dhe institucioneve shëndetësore për mbrojtjen e shëndetit publik.

    Shtetet tjera kanë marrë vendim që t’i hapin institucionet arsimore përkundër faktit që nuk e kanë gjendjen aspak më të mirë se Kosova prandaj kështu duhet të veprohet edhe në Kosovë”.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, të enjten e kaloi në qytetin e Prizrenit. Ai ka postuar një fotografi në rrjetin...
    Lajme09 Janar 2025
    Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e fillon vitin me anulimin e disa konkurseve publike. Bëhet fjalë për agjenci, departamente e drejtori,...
    Lajme09 Janar 2025
    Nouve Blanc në bashkëpunim me foleja.com, sjellin risi në lansimin e linjës së re të dyshekëve. Tashmë gjumin e rehatshëm mund ta...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania) në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit ka finalizuar 3 operacione të...
    Kronika09 Janar 2025
    Policia e Kosovës raporton se nga persona të ndryshëm janë pranuar para të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Në raportin 24...
    Vip09 Janar 2025
    Xheneta ka vazhduar ta shfaq mallin ndaj Gjestit. Edhe duke rënë në gjumë, ajo ka kujtuar disa momente me të me arushin...
    Vip09 Janar 2025
    Rovena ka diskutuar me Gresën për Gjestin dhe Xhenetën. Ajo tha se i kishte thënë Xhenetës se e ka lënduar shumë atë...
    Vip09 Janar 2025
    Banori i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni në orët e vona të natës është shfaqur plot energji. Ai duke vallëzuar e...
    Vip09 Janar 2025
    Raportimet e fundit thonë se Jessica Alba dhe Cash Warren janë ndarë dhe janë gati të bëjnë kërkesë për divorc. Aktorja 43-vjeçare...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.