KMDLNJ ka rekomanduar që tërë administrata, Kryesia e Kuvendit dhe deputetët t’i nënshtrohen testit për COVID-19
Ata kanë rekomanduar gjithashtu që të pezullohen aktivitetet e Kuvendit gjatë javës që po vjen, pasi në të kundërtën siç kanë thënë, COVID-19 mund të përfshijë një numër të madh të administratës dhe deputetëve.
“Për shkak të përshkallëzimit të pandemisë me COVID-19 dhe shkaku deputetë dhe administrata janë prekur nga COVID-19 dhe se ende po bëhen testet, KMDLNj rekomandon Kryesinë e Kuvendit të mos mbajë mbledhje sikur që as komisionet të mos mblidhen
Edhe administrata duhet të mbrohet maksimalisht duke i reduktuar aktivitetet deri në një situatë tjetër. KMDLNj vlerëson se nuk ka kushte të mbahet seanca deri të përfundojnë testet dhe të dalin rezultatet e që nuk do të vonoheshin.
KMDLNj rekomandon që tërë administrata, Kryesia e Kuvendit dhe deputetët t’i nënshtrohen testit dhe vetëm pasi të dalin rezultatet , do të krijohet një pasqyrë më e qartë.
Ndryshe mund të ndodhë që COVID-19 mund të përfshijë një numër të madh të administratës dhe deputetëve.
Për këtë arsye KMDLNJ rekomandon të pezullohen aktivitetet e Kuvendit gjatë javës që po vjen.”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.