×
  • Lajme
  • Lajme

    Klubi i Prodhuesve të Kosovës reagon ndaj Ministrisë se Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës

    FrontOnline
    20 Prill 2024

    Klubi i Prodhuesve të Kosovës përmes një komunikate për medie, tha se  dëshiron të sqaroj opinionin për keqinformimin se kinse prodhueseve vendor u janë falur miliona euro nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Njoftimi nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës :

    Së fundmi janë duke u prezantuar fakte të pavërteta apo të pa verifikuara ku kompanitë prodhuese po përdoren si instrumente për beteja politike. Procesi i rregullimit dhe funksionimit të sektorit të ambalazhimit të ujit ka kaluar ne faza te vështirë për shkak të paqartësive ligjore dhe vakumit në mos implementimin e vendimeve institucionale. Kjo ka shkaktuar vështirësi në operimin e shumë kompanive prodhuese përball konkurrencës nga vendet e rajonit.

    Duhet theksuara se problemi i taksës ujore është një problem i trashëguar qe nga viti 2007 dhe Qeveritë e ndryshme kanë tentuar ti gjejnë zgjidhje këtij problemi ne atë mënyrë që mos të dëmtohet sektori i prodhimit si sektor strategjikë por edhe të mbrohet buxheti i shtetit.

    Shumat e përmendura se kinse i janë falur prodhuesve janë përllogaritur nga hipoteza se kompanitë kanë punuar pa ndërprerë gjatë gjithë vitit, shtatë ditë në javë, 24 orë pandërprerë, me kapacitete të plota. Këtu duhet të bëhet e qartë se asnjë kompani vendore nuk ka punuar dhe nuk punon me kapacitete të plota dhe pandërprerë.

    Po ashtu pranohet se sidomos ambalazhuesit të ujit që janë prekur më së shumti nga ky vendim punojnë me kapacitete më të vogla dhe shpesh të përgjysmuara për periudha të caktuara të vitit. Dhe në fund duhet shtuar se shumica e ambalazhuesve të ujit posedojnë pajisjet për matjen e ujit të shfrytëzuar dhe gjithashtu mbajnë evidencë për shitjet.

    Klubi i Prodhuesve të Kosovës, përkrah diskutimet publike si një domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejmë të debatit publik, krijimin e politikave publike dhe mbi të gjitha shkëmbimit të ideve të reja në ndërtimin e vendit. Mirëpo, kërkon që diskutimet e tilla duhet të bazohen në informata të sakta dhe jo në manipulime të pabazuara./Insajderi/

     

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.