Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka folur për takimin që e ka pasur sot më ministrin e Shëndetësisë, Arben Vita, ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Kllokoqi thotë se përkundër faktit që ishin ftuar për konsultim, ata në takim u informuan për vendimin e mbylljes së gastronomisë, qendrave tregtare, gym-ve dhe shkollave.
Kllokoqi thotë se ky vendim është arbitrar dhe i njëanshëm dhe jo i pranueshëm për gastronominë e Kosovës.
Kjo mbyllje tha se do të mbëhet nga 6 prilli deri më 18 prill, ka shkruar në Facebook Kllokoqi./Front Online
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/petrit.kllokoqi/posts/10158262328361699