×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinikës Infektive po i rrezikohen kapacitetet për të sëmurët me Covid-19

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Pas lirimit të masave kundër sëmundjes Covid-19, që shkaktohet nga koronavirusi, hapja e menjëhershme dhe lëvizja e pakufizuar e njerëzve ka rritur numrin e të infektuarve në këto dy javët e fundit në mbi 530. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, Valbon Krasniqi, infektolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Vetëm në dy ditët e fundit janë regjistruar 270 rastet e reja me Covid-19, duke çuar në 1,756 numrin total të rasteve me koronavirus.

    Infektologu Krasniqi tha se nëse ky trend i rritjes së të infektuarve vazhdon, do të rrezikohen kapacitetet e Klinikës Infektive për trajtimin e pacientëve.

    “Numri i madh i të infektuarve për një kohë të shkurtër ka filluar të bëhet problem, pasi që po rrezikohen kapacitete e Klinikës. Nëse vazhdon ky trend, patjetër që do të tejkalohen kapacitetet”, tha ai.

    Krasniqi shtoi se për dy muaj e gjysmë, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare (QKUK) kanë qenë rreth 200 pacientë me Covid-19, derisa për dy javët e fundit janë mbi 50 pacientë.

    “Për dallim nga ato të parat, këto të fundit i kemi raste më të rënda”, tha Krasniqi.

    QKUK-ja, për menaxhimin klinik të rasteve me koronavirus ka në dispozicion 125 shtretër, me mundësi të shtimit deri në 300, dhe 162 respiratorë në rast të rritjes së numrit të të sëmurëve me Covid-19.

    Në Klinikën Infektive brenda QKUK-së, aktualisht prej 59 pacientëve të shtrirë me Covid-19, 24 prej tyre janë në oksigjeno-terapi, derisa një është në gjendje të rëndë shëndetësore, i shtrirë në repartin intensiv.

    Lul Raka, mikrobiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, tha se rritja e shpejtë e numrit të rasteve e pamundëson një monitorim të mirëfilltë, ndonëse tha se tashmë janë duke u monitoruar të infektuarit me aq kapacitet sa kanë.

    “Policia dhe Inspektorati i monitorojnë të infektuarit që nuk janë në klinikë. Gjithashtu edhe Institutet rajonale, por edhe Qendrat e Mjekësisë Familjare i monitorojnë”, tha Raka.

    Infektologu Krasniqi tha se ajo që mbetet shqetësuese, është se nëse këta të infektuar që nuk po mbikëqyren nga institucionet relevante, mund ta bartin virusin te njerëz të tjerë.

    Krasniqi tha se një fakt tjetër shqetësues është se familjarë të të hospitalizuarve me Covid-19, vijnë për vizitë në Klinikën Infektive. Atyre nuk iu lejohet hyrja, por ata lëvizin lirshëm në oborrin e klinikës.

    “Kjo është shqetësuese, pasi ata janë familjarë të kontaktit. Unë nuk e di a janë testuar ata njerëz. Ata potencialisht janë të infektuar sepse janë raste kontakti. Prej aty nuk e di se ku shkojnë. Ne kafene, në market dhe a janë të infektuar dhe a e infektojnë dikë”, tha Krasniqi.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) e ka konsideruar brengosës rritjen e numrit të personave të infektuar me koronavirus në Kosovë.

    Të martën, ky institucion ka regjistruar numrin rekord deri më tani – 141 raste brenda 24 orëve.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, IKSHPK-ja ka bërë thirrje për zbatim të rekomandimeve, duke theksuar se bartja e maskave mbetet obligative si dhe respektimi i distancës prej dy metrave.

    Ky Institut ka thënë se ka rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë që të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive, pasi janë raportuar persona të infektuar në organizata publike e private.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2025
    Që nga ardhja e presidentit Donald Trump në Shtëpi të Bardhë, SHBA ka forcuar në maksimum politikat e imigracionit dhe sigurisë së...
    Kronika26 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është sulmuar fizikisht një doktoreshë në QMF në Lipjan. Në raportin 24 orësh, policia ka...
    Lajme26 Prill 2025
    Drejtuesi i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se fushata që është drejtuar kundër deputetes boshnjake, Duda Balje, jo vetëm që është e...
    Të tjera
    Vip26 Prill 2025
    Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, ka ardhur në sezonin e 43-të, me përvojën, energjinë...
    Vip26 Prill 2025
    Edicioni i katërt i Big Brother Vip Albania përfundoi me sukses të madh, duke i dhuruar publikut momente të paharrueshme dhe finalistë...
    Lajme26 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar shkurtimisht me presidentin amerikan Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump dhe kanë shtrënguar duart para...
    Lajme26 Prill 2025
    Komandanti amerikan, Peter Hazler, është takuar me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin. Në njoftimin që ka bërë KFOR për këtë...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Derisa ceremonia e varrimit për Papa Françeskun po mbahet në në sheshin e Shën Pjetrit, disa takime diplomatike po ndodhin mënjanë. Presidenti...
    Lajme26 Prill 2025
    Komanda e Forcave Tokësore e FSK-së ka realizuar ushtrimin fushor “Arrow Bravo 25”. Sipas një njoftimi nga ana e FSK-së, ku suhtrim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.