×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinika e Psikiatrisë rifillon dhënien e certifikatave mjekësore për leje të armëmbajtjes

    FrontOnline
    20 Tetor 2024

    Shtatëdhjetë e dy certifikata mjekësore janë dhënë nga Klinika e Psikiatrisë për qytetarët që kanë kërkuar të pajisjen me leje për armëmbajtje. Ky shërbim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është rikthyer në shtator të këtij viti.

    Personat e interesuar duhet t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore nga disa profesionistë shëndetësorë.

    Detajet e procedurave për pajisjen me këtë certifikatë i tregon për KosovaPress, drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci.

    Dhënia e certifikatës mjekësore për leje të armëmbajtjes po konsiderohet si një mekanizëm i cili ka efekt pozitiv në sigurinë e vendit.

    Njohësi i balistikës dhe sigurisë, Xhemajl Ademaj thotë për KosovaPress, se pajisja me këtë certifikatë mjekësore tregon se arma që posedon qytetari është me e kontrollueshme.

    Nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se brenda dhjetë muajve kanë iniciuar mbi 1.300 raste për armëmbajtje pa leje, transmeton Klankosova.tv.

    “Policia e Kosovës në periudhën janar-15 tetor 2024, ka iniciuar 1.333 raste nga neni 366 ‘Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në shkresën e Policisë së Kosovës.

    KosovaPress ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme lidhur me numrin e lejeve të lëshuara për armëmbajtje por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk është kthyer asnjë përgjigje.

    Konsiderohet se rreth 260 mijë armë pa leje janë në duart e qytetarëve të Kosovës.

    Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh dënim me burgim deri në 10 vjet, ose gjoba deri në 7.500 euro, për armëmbajtje pa leje.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme20 Tetor 2024
    Pesë shtetas të Kosovës po mbahen në burgjet e Serbisë nën akuzat se gjoja kanë kryer krime lufte. Në një përgjigje për...
    Lajme20 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar kongresmenin Ritchie Torres. Ai përmes një postimi...
    Lajme20 Tetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit, tek një person në Suharekë është gjetur dhe konfiskuar 7.81 gramë substancë narkotike. Në...
    Të tjera
    Lajme20 Tetor 2024
    46 aksidente trafiku janë regjistruar brenda 24-orëve në vend. 15 nga to janë me të lënduar, ndërsa 31 me dëme materiale. Gjatë...
    Lajme20 Tetor 2024
    Një person ka raportuar në polici se i është vjedhur motoçikleta. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar....
    Lajme20 Tetor 2024
    Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Ai thekson se dy vendet...
    Lajme20 Tetor 2024
    Policia ka raportuar se një person i maskuar nën kërcënimin e një mjeti të fortë, ia ka grabitur një personit paratë në...
    Lajme20 Tetor 2024
    Një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar dje pasi dyshohet se ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë në Gjakovë. Sipas policisë, ai këtë e...
    Lajme20 Tetor 2024
    Është arrestuar një person në Llukar të Prishtinës, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë. Policia ka bërë të ditur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.