13 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-10 në Kosovë.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike personi më i ri i cili ka humbur jetën nga Covid-19 ka qenë i moshës 51 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 77, 68 vjeç), Mitrovicë 2 raste (77, 60 vjeç), Viti 1 rast ( 60 vjeç), Klinë 1 rast (75 vjeç), Obiliq 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Vushtrri 1 rast (64 vjeç), Prizren 1 rast ( 51 vjeç), Rahovec 1 rast ( 77 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri total i rasteve pozitive është 45 mijë e 004 raste nga 158 mijë e 577 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 161 raste të vdekjes./FrontOnline/