“Edhe njëherë u dëshmua në vepër solidariteti vëllazëror në një situatë të rënduar me pandeminë dhe veçmas për mantelbardhët që janë në vijën e parë të betejës me këtë sëmundje”, ka shkruar Rama.
Ai ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës duke thënë se ka dështuar në sigurimin e vaksinës, andaj siç është shprehur ai, një falënderim për kryeministrin Rama nuk do të ishte i tepërt.
Postimi i plotë:
Një gjest jashtëzakonisht human dhe që duhet përgëzuar i kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar mjekët e Kosovës gjatë ditës së sotme në Kukës. Edhe njëherë u dëshmua në vepër solidariteti vëllazëror në një situatë të rënduar me pandeminë dhe veçmas për mantelbardhët që janë në vijën e parë të betejës me këtë sëmundje.
Fatkeqësisht qeveria e Kosovës dështoi jo vetëm në menaxhimin e pandemisë por edhe në sigurimin e vaksinës. Të paktën, një falendërim publik për Shqipërinë dhe kryeministrin Rama nuk do të ishte e tepërt./Front Online/