×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Kjo është kafeja më e fortë në botë, mund të mos flini gjumë me ditë të tëra

    FrontOnline
    16 Janar 2024

    Kompania “Biohazard Coffee”, me bazë në Nju-Jork, pretendon se ka bërë kafen më të fortë në botë

    Më saktësisht, ata bënë një kafe që ka 928 mg kafeinë për filxhan 350 ml, që është dyfishi i dozës së rekomanduar të kafeinës për një të rritur, por edhe shumë më tepër se shumica e pijeve energjike në tregun botëror.

    Rekomandimi i ekspertëve mjekësorë është që të rriturit lejohen të pinë deri në 400 mg kafeinë në ditë, e cila, në varësi të llojit të kafesë që pini, mund të jetë diku nga dy deri në dhjetë filxhanë kafeje.

    Një filxhan ekspres ka një përqindje më të lartë të kafeinës se kafeja e zakonshme, por në përgjithësi shërbehet në pjesë të vogla. Për krahasim, një filxhan ekspres 30 deri në 50 ml përmban rreth 30 deri në 60 mg kafeinë.

    Në paketimin e kafesë Biohazard, ka një paralajmërim se ka katër herë më shumë kafeinë se sa shërbejnë baristat në kafenetë e Nju Jorkut.

    Ajo bazohet në një lloj kafeje të quajtur Robusta, e cila zakonisht ka një përqindje më të lartë të kafeinës dhe karakterizohet nga një shije pikante dheu.

    Kompania shton se konsumimi i kësaj kafeje mund të rezultojë në produktivitet të tepruar, net pa gjumë dhe një ndjenjë të herëpashershme të pathyeshmërisë.

    “Do t’ju zgjojë nga gjumi më i thellë dhe do t’ju shoqërojë në takimet më të vështira”. Është gjithashtu e shkëlqyeshme për ligjëratat universitare në mëngjes ose për të studiuar gjatë gjithë natës”, thotë kompania Biohazard Coffee, përcjell FrontOnline.

    Dhe sa kushton kjo kafe e supozuar si më e forta në botë?

    Një paketë 454 gramësh kafe e bluar Biohazard u shit në Amazon për 19,99 dollarë, ose pak më shumë se 18 euro. Mirëpo, për shkak të interesit të madh, është i shitur dhe aktualisht nuk është në dispozicion për porosi./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Aronia, e njohur gjithashtu si “manaferrat e zezë”, është një frut i vogël dhe i fuqishëm, që ka fituar vëmendje të madhe...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pak ditë para se ta përfundoi mandatin e tij si president i...
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.