Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi në rrugën Ferizaj – Shtime mbrëmjen e 22 shkurtit, u mori jetën katër të rinjve Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar dhe Arsim Isufaj, ndërsa mbetën të lënduar rëndë një çift burrë e grua.
Gruaja shtatzënë kishte marrë plagë të rënda dhe ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërsa, sot e njëjta ka vdekur.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.
“Po është e vërtetë. Gruaja që është përfshirë në aksidentin Ferizaj-shtime ka vdekur”, ka thënë ai për Front Online.
Kurse Front Online merr vesh se bëhet fjalë për 27- vjeçaren, Besianë-Terpezi Gashi./Front Online
Vdes shtatzëna që u lëndua në aksidentin me 4 të vdekur javën e kaluar në Shtime