×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kjo është arma dhe flamuri i Agim Ramadanit, bashkëluftëtari i ruan me krenari

    Fatlum Berisha
    28 Nëntor 2023

    Njëri nga luftëtarët e “Betejës së Koshares”, ishte edhe Xhafer Gashi.

    Ai ka përkujtuar me rastin e 28 Nëntorit, bashkëluftëtarin e tij Agim Ramadani-Katana.

    Xhafer Gashi mban një mori kujtimesh të Agim Ramadanit.

    Njëra nga to është arma origjinale e tij.

    “Kjo është arma e Agimit, është origjinali dhe pas trajtimit ligjor e bllokimit të saj, që ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme, bashkëshortja Shukrie Ramadani e ka sjell në Katanë dhe do të qëndrojë këtu derisa do të bëhet muze kombëtar dhe më pastaj të gjitha ato që i kemi, përfshirë flamurin, do t`i dorëzojmë në muze”.

    Gashi foli për llojin e armës.

    “Kjo është një armë, sig 226, është armë personale që e ka pasë Agimi, edhe në Zvicër, e edhe gjatë luftës dhe në rënien e tij heroike, e ka pasë me veti”.

    Krahas armës, Xhafer Gashi ruan si kujtim edhe flamurin e shokut të tij të luftës, Agimit.

     

    “Ky është flamuri i brigadës 138 Agim Ramadani, brigadës që ka vendos emrin pas rënies heroike pas rënies së Agimit Ramadanit, qëndron këtu deri sa të bëhet muzeu kombëtar dhe dorëzohet atje bashkë me armën e Agimit”.

    Të dyja këto kujtime Gashi i mban në qendrën rekreative të tij në qytetin e Obiliqit mban emrin e komandant KATANA-së.

    “Qendra Katana e mban emrin në nderim të tij, nofka e Agimit gjatë luftës ka qenë Katana, kemi bo llaf me familjen, nga respekti dhe dashuria për Agimin, ne kemi vendos që edhe kjo qendër rekreative trajnuese, ta bartë emrin apo nofkën e heroit kombëtar, Agimit”. Ramdani.

    Fotografia mes bashkëluftëtarëve, Gashi kujton Katanën

    Xhafer Gashi dhe Agim Ramadani ishin shokë lufte.

    I pari mban në zyrën e tij në KATANA, një fotografi ku shihet bashkë me të dytin.

    Gashi sqaroi kohën kur u bë fotografia.

    “Njësia paramilitare që ishin vendos me pengu zhvendosjen e popullatës nga Dukagjini pas ofensivës që ka ndodh më 10 shtator 1998, gjatë kësaj periudhe, jemi munduar me ju ofruar, pritje, ushtarëve, eprorëve, qytetarëve, që kanë lëviz nga ajo trevë, pas përmbylljes së atij cikli se forcat paramilitare kishin ngrit një pusi në të cilën vëzhguesit e UÇK-së kishin ra në prit. Kanë mbet heroikisht aty”.

    Gashi tregoi tutje historinë pas kësaj ngjarjeje.

    “Agimi dhe shumë të tjerë që ishim atje, vendosi që 10 veta po rrimë, më tutjë po presim, mos po ka lëvizje, ishte zonë me lartësi mbidetare 2 mijë metra, afër Gjeravicës. Gjatë vëzhgimit fryma ja mori kapelën Agimit dhe ky e tha keni me ma pa sherrin, se nuk ua fali kapelën”, vazhdoi Gashi.

     

    “Nesër përgatitem një plan duke u bazuar në informacionet që kishim për vendndodhjen  e njësive paramilitare ishin 100 veta, 10 veta nga njësia që u ndalëm, 2 i lamë në pikën ku i nisëm, dy mbetën në kufi, për të bërë prit eventuale dhe 6 veta, mes tyre edhe Agimi, jemi fut në territorin e Kosovës, është hap zjarr i koordinuar mes gjithë neve dhe zollat që i kishim atë kohë, janë shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe pajisjet që kanë pasë me vete dhe jemi tërheq në Shqipëri”, përfundoi Gashi.

    Bashkëluftëtari: Më 1994, Agimi pikturoi vendin, ku disa vjet pas luftuam ne

    Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, njëherësh edhe bashkëluftëtar i Agim Ramadanit, tha se Katana kishte pikturuar më 1994 vendin ku ata luftuan më vonë kundër ushtrisë serbe.

    “Kemi edhe një pikturë është realizuar më 1994 nga Agimi, është shumë interesant përshkrimi, në këtë pikturë, ngjason sikurse të ishte pjesë e planit operativ në Dukagjin, në Koshare”, u shpreh Gashi.

    Gashi lartësoi intuitën e komandant Katana-së.

    “Është vlerë ne intuitën e tij, ai e ka parandje, përshkruar komplet si ngjarje. Vërejeni kokën e shqiponjës, krahët e saj, llavat. Lirshëm mundemi më thanë këtu ka qenë kazerma, luftimet i ka përshkruar me llavina, pjesa ku ne kemi qene të shtrirë, ka qenë përafërsisht, kjo zona, ku është e pikturuar shqiponja”.

     

    Si u takuan dhe si e kujton Xhafer Gashi mikun e tij të luftës, Agim Ramadani?

    Xhafer Gashi ka treguar për Front Online se si e ka takuar për herë të parë Agim Ramadanin.

    Takimi thotë se ndodhi në Zvicër.

    “Agimin për herë të parë e kam parë në qendrën kulturore në Zvicër, ka qenë drejtor në Zvicër, për herë të parë më 1996 jemi takuar, më pastaj, kemi bashkë rrugëtuar në shumë procese, gjatë kohës sa kemi qenë në Zvicër. Na ka lidh ideali”, rrëfen Xhafer Gashi.

    Ai tregon se kur u kthyen në Shqipëri.

    “Kemi bërë shumë aktivitete të përbashkëta kulturore, kemi filluar me bë përgatitje, trajnime të ndryshme për pjesën e luftës, në mars pas rënies së familjes Jashari, kemi lëviz nga Zvicra në Shqipëri, u çel një qendër trajnimi për trajnimin e luftëtarëve. Kemi bërë planifikimin e thyerjes së Dubravës, që të burgosurit politikë të dilnin nga aty, t`i bashkohen ushtrisë çlirimtare. Agimi një prej kreatoreve të zhvillimeve të asaj kohe”.

     

    Gashi ka treguar më shumë rreth karakterit të Agimit si luftëtar.

    Agim Ramadani pos për veprimtarinë patriotike shquhej edhe për diçka tjetër. Ishte mjeshtër i fjalës artistike.

    “Ka qenë njeri me karakter, njeri shumë familjar, ka qenë shumë i përgatitur për jetën, ka qenë shkrimtar, ka pasë shkrime të veta, por edhe ka pikturuar. Ka qenë i afërt me shokë, miq, punëtor i jashtëzakonshëm. Ka kërkuar shumë edhe ne aktivitetet e përgatitjeve për betejën e Koshares, e cila ka rezultuar me sukses të thyerjes së kufirit. Agimi ka qenë shef shtabi. Ka menaxhuar me të gjitha njësitë”, tha Gashi.

    Fitoi përjetësinë më 11 prill. Mendoj që ai nuk do të vdes kurrë sepse kujtimet, vepra e tij është e pavdekshme. Ai është hero. Gjaku i tij është bërë dritë. E kuptuam përmes Agron Jusufit që fillimisht është i gjakosur, njësitë tona e kanë tërheqë trupin dhe aty e kemi marr”.

     

    Si e kuptuan lajmin për vdekjen e Katanës ushtarët e Betejës së Koshares? Flet Xhafer Gashi

     

    Një plumb kishte goditur për vdekje Agim Ramadanin, derisa ky po shihte nëse plumbat e ushtarëve të UÇK-së kanë goditur armikun.

    Xhafer Gashi, që ishte bashkëluftëtar i tij, tregoi se si e kuptuan lajmin.

    “Unë dhe Agroni e kemi çu në Bajram Curr. Fillimisht është varros në Shqipëri dhe pas luftës, janë zhvendos tek varrezat e Kosharës. Lajm i rëndë për të gjithë neve sepse ishte një thyerje sepse ishte bindje e secilit prej neve që janë të pamundura rëniet heroike të bashkëluftëtarëve. Dhimbja është normale”.

    Gashi thotë se pavarësisht dhimbjes humbja e Agimit nuk ua uli moralin shokëve të tij.

    “Por kur është kuptuar lajmi se ka ra Agim Ramadani, Sali Çeku e të tjerë, ushtarët e dhanë edhe njëherë një betim se aty ku është derdh gjaku i Agimit nuk do të kthehet çizmja e ushtarit serb. S`i kane rimarrë ato pozicione më”.

    A u përcoll në vend amaneti i Agim Ramadanit?

     

    Agim Ramdani la pas vetës bashkëshorten Shukrie dhe fëmijët: Edonin, Lorinën dhe Jetonin.

    Në nderim të emrit dhe veprës së tij, shumë sheshe, rrugë e institucione në Kosovë mbajnë emrin e tij.

    Por, a po e çojnë në vend idealin e tij, të gjallët tash?

    Për këtë ka folur shoku i tij i luftës, Xhafer Gashi.

    “Mendoj që ndryshim ka. Është liri nga gjaku i tyre, është bërë shumë, ka ende për të bërë shumë”.

    Gashi pati një apel.

    “Mendoj që duhet të punojmë për të gjithë shtetin për ta përcjell amanetin e tyre deri në fund”.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme26 Shkurt 2024
    Dioqeza e Rashkës-Prizrenit tha se dje një person ka vendosur një flamur me logon e UÇK-së në autobusin që transportonte pelegrinët nga...
    Lajme26 Shkurt 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje të hënën në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur...
    Lajme26 Shkurt 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e kaluara janë evidentuar gjithsej 34 aksidente në trafikun rrugor. Në...
    Të tjera
    Lajme26 Shkurt 2024
    20 të rinj tjerë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian përfunduan trajnimin mbi Edukimin Medial në kuadër të projektit “Luftimi i dezinformimit...
    Lajme26 Shkurt 2024
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas konfirmimit se përfaqësues të BQK-së do të marrin pjesë në takimin e nesërm në...
    Lajme26 Shkurt 2024
    Një burrë në Prizren ka raportuar se vetura e tij është vjedhur nga persona të panjohur. Por automjeti është gjetur i parkuar...
    Sport26 Shkurt 2024
    Fundjavën që shkoi, përfundoi xhiroja e 23-të e Bundesligas. Edhe pas kësaj jave, Bayer Leverkusen vazhdon të jetë lider. Leverkusen triumfoi përballë...
    Vip26 Shkurt 2024
    Si asnjëherë më parë në një studio televizive, Grida Duma ka rrëfyer për jetën personale e profesionale. Djali, siç thotë ajo, është...
    Vip26 Shkurt 2024
    Grida Duma është një prej grave që fuqishëm ka përkrahur gratë e tjera gjatë karrierës së saj politike, por edhe tash në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.