×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kina rrethoi Tajvanin, SHBA dhe Filipinet nisin stërvitjen ushtarake

    FrontOnline
    15 Tetor 2024

    Mijëra pjesëtarë të marinës amerikane dhe të Filipineve kanë nisur stërvitjet e tyre të përbashkëta dhjetëditore, një ditë pasi Kina kreu ushtrime të mëdha ushtarake përreth Tajvanit.

    Stërvitjet vjetore, të quajtura “Helmi”, fokusohen në mbrojtjen e vijës veriore bregdetare të Filipineve në ishullin e Luzonit, që gjendet rreth 800 kilometra nga Tajvani.

    Pekini e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të tij dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e forcës për marrjen e kontrollit të ishullit. Kina tha se stërvitjet e së hënës ishin “paralajmërim i ashpër” për forcat “separatiste” në ishull. Gjatë stërvitjeve, ushtria kineze rrethoi Tajvanin.

    Stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Filipineve po mbahen pas një seri të konfrontimeve mes Kinës dhe Filipineve lidhur me shkëmbinjtë nënujorë dhe ujërat në Detin e Kinës Jugore, që Pekini pretendon se i përkasin atij.

    Komandanti i marinës së Filipineve, gjeneralmajor Arturo Rojas, tha gjatë ceremonisë hapëse se stërvitjet “nuk kanë të bëjnë asgjë me atë që po ndodh në rajon”.

    Stërvitjet do të përqendrohen në ushtrimet në veri të brigjeve të Luzonit, ndërkaq aktivitetet e tjera do të kryhen në ishujt e vegjël filipinas që gjenden mes Luzonit dhe Tajvanit.

    “Ne nuk po stërvitemi që t’i bashkohemi luftës për Tajvanin”, tha Rojas.

    Ndërkaq, përfaqësuesi i marinës amerikane, koloneli Stuart Glenn, tha se stërvitjet synojnë të ndihmojnë SHBA-në dhe aleatët e saj që të përgjigjen “ndaj çdo krize”.

    Po ashtu, ishulli Palavan, që gjendet afër Detit të kontestuar të Kinës Jugore, po ashtu do të jetë vend ku do të mbahen stërvitje.

    Në këto stërvitje po marrim pjesë edhe pjesëtarë të marinave të Australisë, Britanisë, Japonisë dhe Koresë së Jugut.

    Më 11 tetor, Qeveria filipineze njoftoi se një prej anijeve të patrullës civile kishte pësuar një dëm të vogël më 11 tetor, pasi qëllimshëm ishte shtyrë nga një anije e marinës kineze.

    Incidenti ndodhi rreth 9.3 kilometra nga ishulli Titu i Filipineve, por ekuipazhi i anijes së Filipineve nuk ishte lënduar gjatë këtij incidenti dhe kishte vazhduar patrullimin.

    Për vite të tëra, Kina ka tentuar të zgjerojë praninë e saj në zonat e Detit të kontestuar Jugor. Në muajt e fundit, Kina po ashtu ka dislokuar anije të rojeve bregdetare dhe të ushtrisë në këtë det. REL

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Koreja e Veriut ka hedhur në erë pjesët veriore të rrjetit rrugor ndërkorean që nuk ishin më në përdorim. Lajmi u bë...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Detaje të reja kanë dalë për vdekjen e ish-ministrit të parë të Skocisë, Alex Salmond, i cili drejtoi vendin nga viti 2007...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Ministri i deleguar i Francës për Çështjet Europiane, Benjamin Haddad tha se pati një “takim produktiv” me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq,...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Problemet e ditëve të fundit me furnizimin me ushqim në FSK, partia në pushtet i ka cilësuar si luftë hibride nga opozita....
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare, duke...
    Lajme15 Tetor 2024
    Partia Demokratike  e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media, përcjell Gazeta Express. Konferenca do të mbahet në orën 14:30 në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Komisioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, ka bërë një reagim rreth trajtimit siç thonë të padenjë nga ana e qeverisë...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Ministri i deleguar i Francës për Çështjet Europiane, Benjamin Haddad tha se pati një “takim produktiv” me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq,...
    Kronika15 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një serbi. Ai dyshohet për dy vepra penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.