Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Kina kontinentale raportoi 25 raste të reja me COVID-19 më 3 shtator, nga 11 të raportuara një ditë më parë, tha autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit të premten, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë se të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë, duke shënuar ditën e 19-të radhazi pa infeksione të transmetueshme në vend.
Numri i rasteve të reja asimptomatike gjithashtu u rrit në 26 nga 12 një ditë më parë. Megjithatë, Kina nuk numëron infeksione pa simptoma si raste të konfirmuara COVID-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 për territorin e Kinës tani qëndron në 85,012, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634.