×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kina përballet me shpërthim të ri të COVID-19

    FrontOnline
    11 Janar 2021

    Përkundër që së fundmi Kina ka regjistruar një numër të vogël të rasteve të infektuara me COVID-19, ky shtet tani po përballet me një prej shpërthimeve më të rrezikshme të koronavirusit, meqë autoritetet shëndetësore kanë thënë se dhjetëra persona kanë rezultuar pozitiv në provincën Hebei, afër kryeqytetit Pekin.

    Ministria kineze e Shëndetësisë ka thënë se në Hebei janë raportuar 82 raste të reja lokale më 10 janar.

    Shqetësimet për shpërthime të reja kanë ardhur teksa Kina ka injoruar 11 janarin, përvjetorin e parë të vdekjes së parë në Vuhan, të shkaktuar nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi.

    Një vit më parë, mediat kineze kanë raportuar për vdekjen e një 61-vjeçari nga një virus i panjohur.

    Burri është thënë se ka vizituar një treg të kafshëve në Vuhan, ku ka shpërthyer fillimisht virusi, ndonëse kushtet ende janë të paqarta.

    Vuhani i është kthyer normalitetit pas disa javëve të izolimit të plotë në fillim të vitit të kaluar.

    Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, me koronavirus deri më tani janë infektuar mbi 90 milionë persona dhe 1.9 milion pacientë kanë vdekur.Numri i vërtetë i të infektuarve në nivel global besohet se është shumë më i madh.

    Kina është kritikuar për mënyrën sesi ka menaxhuar koronavirusin, duke përfshirë tentimet për të heshtur dëshmitarët si dhe për dështim të raportimit të rasteve të infektimit në janar të vitit të kaluar.

    Megjithatë, ky vend konsiderohet se ka arritur të mposhtë virusin, ndërkohë që shumë shtete përballen me shifra të pakontrollueshme.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.