×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kimikatet që shpërthyen në Bejrut ishin konfiskuar nga anija e një biznesmeni rus

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Mediat në Liban raportojnë se kimikatet që shpërthyen në një depo në Bejrut, duke shkaktuar së paku 100 viktima, janë dërguar atje vite më parë nga një anije mallrash, që ishte konfiskuar, dhe e cila ishte në pronësi të biznesmenit rus, Igor Grechushkin.

    Ai është një biznesmen nga qyteti siberian i Khabarovsk, por aktualisht jeton në Qipro.

    Ministri i Brendshëm i Libanit, Mohamed Fahmi, i tha një televizioni lokal se incidenti që vrau më shumë se 100 njerëz dhe plagosi mijëra të tjerë, u shkaktua nga shpërthimi i më shumë se 2,700 tonë nitrat i amonit.

    Fahmi tha se kimikatet ishin ruajtur në depo, pasi ishin konfiskuar nga një anije mallrash më 2014.

    Materiali ishte ruajtur pa masa të sigurisë.

    Anija “MV Rhosus” ishte konfiskuar nga autoritetet libaneze, me një urdhër nga inspektorët lokalë në Bejrut, pasi ajo kishte hyrë në port, për shkak të problemeve teknike, transmeton rel.

    Associated Press raporton se MV Rhosus po transportonte nitrat amoni nga porti i Gjeorgjisë në Detin e Zi në Mozambik dhe rrugës kishte probleme teknike që e detyruan atë të ndalet në Bejrut.

    Raportet e mediave në Rusi dhe Moldavi më 5 gusht thanë që MV Rhosus kishte lundruar nën flamurin e Moldavisë kur arriti në Bejrut.

    Shpërthimi vjen në një kohë të ndjeshme për Libanin. Vendi po përballet me një krizë ekonomike, pandeminë e koronavirusit dhe demostrata masive kundër varfërisë. Tensionet janë gjithashtu të larta pasi të premten, një gjykatë e Kombeve të Bashkuara, pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të ish-kryeministrit, Rafik Hariri.

    Ai ishte vrarë më 2005.

    Të katër të dyshuarit janë anëtarë të grupit Hezbollah, që ka mbështetjen e Iranit, i cili vazhdimisht ka mohuar çdo rol në vdekjen e Haririt.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se pasi të marrë detyrën më 20 janar do të anulojë vendimin për ndalimin masiv të...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Kosovari 34 vjeçar i kishte shkaktuar lëndime në kokë bashkëshortes së tij 24 vjeçare, po kështu me shtetesi kosovare. Siç kishte raportuar...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Numri i të plagosurve nga përplasja e dy tramvajeve në stacionin qendror të Strasburgut ka shkuar në 68, konfirmuan autoritetet. Incidenti ndodhi...
    Të tjera
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, para njerëzve të Ferizajt tha se me të në krye të qeverisë, Kosova do të...
    Lajme12 Janar 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka hapur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në një tubim...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza në tubimin elektoral në Ferizaj, tha se fryma e fitores që po i...
    Lajme12 Janar 2025
    ‘’E paparë, pas një kohe të gjatë mblidhemi kaq shumë’’: Abdixhiku nga Kaçaniku thotë se LDK dhe populli janë bërë tashmë një...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës po rastin e mbajtjes së tubimit elektoral në Ferizaj, prezantoi para pjesëmarrësve shtatë kandidatët për deputetë në Kuvendin...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer pulsin dhe se po rikthehet si forca...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.