Kim Kardashian postoi një fotografi të saj duke pozuar në plazh në Instagram. Me mini bikini, ajo nxori në pah format trupore dhe postimi i saj mblodhi më shumë se tre milionë pëlqime, transmeton FrontOnline.
Përveç komplimenteve të shumta që ka marrë për shkak të pamjes së saj, disa nga ndjekësit e saj pohojnë në komente se ylli i realitetit e ka tepruar me Photoshop dhe ka shkuar shumë larg me redaktimin e fotografive.
“Sa kohë ju desh të redaktoni fotografinë kështu?”, e pyeti një nga shokët. “Plazhi duket i rremë”, “Ju mund të pranoni që keni bërë fotoshop”, “Ju jeni një profesioniste e vërtetë e redaktimit të fotografive”, “Kjo është krejtësisht e fotoshopuar”, shtuan të tjerët.
Kishte edhe nga ata që e mbrojtën dhe shkruanin se njerëzit ishin thjesht xhelozë për të./FrontOnline/