Kim Kardashian mund të refuzojë të përcaktohet nga e kaluara e saj, por ajo e di që është e pamundur të ikë nga ky fakt. Zeshkania e bukur foli haptazi gjatë bisedës me Andy Cohen rreth kasetës së saj seksuale me të dashurin e atëhershëm Ray J gjatë vitit 2002 dhe ndikimit të saj në popullaritetin e shfaqjes televizive ‘Keeping Up With the Kardashians’, transmeton FrontOnline.
“A mendoni se shfaqja do të kishte pasur suksesin e saj masiv fillestar pa publicitetin që rrethonte kasetën e seksit?”, e pyeti Andi, ndërsa Kim u përgjigj, “Duke shikuar prapa, me siguri jo”. Filmi pornografik doli muaj para premierës së ‘KUWTK’ në vitin 2007, dhe Kim ra dakord të trajtojë hapur polemikat në episodin e parë të serialit. Ky vendim, tha Kim, vendosi bazat për një filozofi që ajo vazhdon të ndjekë. “Unë mendoj se gjithçka ndodh për një arsye dhe unë me të vërtetë përpiqem të jetoj ashtu”, përshkroi bukuroshja. “Sa herë që ka një skandal të çmendur që të duket sikur nuk mund të marrësh frymë dhe si do ta kalosh këtë, është gjithmonë një mësim. Edhe nëse është një mësim privat, ose edhe nëse është thjesht diçka që nuk e dinim se e kishim për të kaluar”, shtoi ajo.
Mendimi se një ditë duhet të shpjegojë kasetën e seksit për fëmijët e saj të vegjël i ka kaluar “absolutisht” në mendje, por nuk është një bisedë që ajo nuk është e gatshme të bëjë. “Nuk më është dashur akoma”, shpjegoi ajo “dhe për fat të mirë unë mendoj se kaq shumë vite kanë vazhduar dhe kaq shumë gjëra kanë ndodhur pozitivisht sa që me të vërtetë e fshin atë”. “Kjo është diçka me të cilën duhet të jetoj për gjithë jetën time”, pranoi ajo, duke shtuar më vonë, “përpiqem të mos pendohem, por është ndoshta e vetmja gjë që unë do të doja të mos ekzistonte dhe nëse do të mund ta shuaja ndonjë nga gjërat budallaqe që kam bërë në jetë kjo ndoshta është kjo”, përfundoi Kim./FrontOnline/