Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim është shprehur se Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet dhe të nisë funksionimin deri në fund të vitit.
“Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet dhe të nisë funksionimin deri në fund të vitit”, shkroi në Twitter ambasadorja Kim duke i bërë “retweet” deklaratave të kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi i cili deklaroi në seancën plenare se nuk duhen toleruar më vonesat e KED.
“Po derdhet kupa për vonesat e KED. Nuk duhen toleruar më. Nuk duhet të falim asnjë vonesë. Në 1 janar 2021, Gjykata Kushtetuese duhet të fillojë nga puna”, ka thënë Ruçi.