×
  • Lajme
  • Lajme

    Kica-Xhelili: Bashkëpunimi me Kurtin do të thoshte shkëputje të integritetit njerëzor nga politika

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili, ka thënë se sikur partia e saj të shkonte në takimin e thirrur nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i bie që “ne e shkëpusim integritetin njerëzor plotësisht nga politika”.

    Në Rubikon të Klan Kosovës, Kica-Xhelili tha se pas gjithë atyre ofendimeve që Kurti ia ka bërë LDK-së, nuk është pritur qëndrim ndryshe.

    “Nëse ti i quan tradhtarë, të afërt me Serbinë, me interesa të dyshimta, nëse ti i quan zuzarë, më falni në shprehje, megjithëse është diçka që ai e ka thënë realisht, nëse ti bën simbolika të vrasjes së mizave, ku supozohet që ne jemi miza, nëse ti del dhe na quan hajvanat, nëse del e iu thua njerëzve ‘ju që i votoni partitë tjera nuk i doni fëmijët tuaj’, ai u ka thënë votuesve të LDK-së dhe anëtarësisë së LDK-së, që besimi juaj është tradhtar për Kosovën, dhe është e pamundur që dikush të presë qëndrim tjetër nga ne sot. Është e pamundur sepse kjo i bie që ne e shkëpusim integritetin njerëzor plotësisht nga politika, e atëherë bëhemi monstrumë”, theksoi nënkryetarja e LDK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2025
    Posta e Kosovës, njofton se përmes Filatelisë, ka emetuar sot një edicion të pullës postare, kushtuar Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur....
    Lajme27 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, tha se është e papranueshme që partitë opozitare të kontestojnë të drejtën që Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme27 Prill 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se Kuvendi po vazhdon të tallet me veten dhe me qytetarët. “Kuvendi vazhdon të tallet, jo...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, pas dështimit të vazhdimit të sotëm të seancës konstituive, tha se për të zhbllokuar këtë situatë është...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se duhet të krijohet shumica parlamentare, dhe të krijohen institucionet. Ai shton se duhet të...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se situata që po ndodh në Kuvend është për shkak të tekeve të Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme27 Prill 2025
    Ka dështuar sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut për Kryeparlamentare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Kjo ishte përpjekja e pestë e VV-së për zgjedhjen...
    Lajme27 Prill 2025
    Ka filluar vazhdimi i seancës konstituive që për herë të parë nisi më 15 prill. Në sallë janë 109 deputetë. Sot pritet...
    Lajme27 Prill 2025
    Deputetja boshnjake, Emilija Rexhepi tha “ndoshta ka”, kur u pyet nëse kanë pasur ndonjë takim me deputeten tjetër boshnjake, Duda Balje, e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.