Moderatorja e njohur, Kiara Tito po vazhdon të marr vëmendjen me secilën paraqitje.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku edhe ka një numër të madhe fansash që e ndjekin.
Së fundmi prezantuesja ka postuar disa imazhe të reja, në të cilat u shfaq në formë të mirë dhe tejet joshëse.
Kiara pozoi e veshur me një bluzë të shkurtër me litar të lidhur rreth belit dhe e përshtati me një mini-fund xhins ndërsa i binin në sy edhe të brendshme e zeza.
Për një dukje edhe më të kompletuar, 27-vjeçarja mbante në dorë një çantë të vogël rozë dhe këpucë me taka me ngjyrë të zezë.
Kiara mori pëlqime dhe komente të shumta nga ana e ndjekësve, që ishin kryesisht pozitive.