×
  • Vip
  • Vip

    Khloé Kardashian flet për betejën me kancerin e lëkurës

    FrontOnline
    21 Shtator 2023

    Khloé Kardashian ka folur për rrugëtimin e saj shëndetësor pasi u diagnostikua me kancer të lëkurës.

    Më e vogla nga tre motrat Kardashian iu nënshtrua heqjes së melanomës nga faqja e saj, duke treguar procesin dhe momentin e shërimit përmes një sërë fotosh që ka shpërndarë në Instagram.

    “Për ata që nuk e dinë, kam kaluar një kohë të tmerrshme me kancerin e lëkurës në fytyrë”, ka shkruar ylli i reality dhe ka vazhduar: “Duhej të hiqnim një tumor nga faqja ime, mbeta me një shenjë prerjeje”. Siç theksoi ajo: “Sigurisht që nuk ankohem, sepse më mirë të kisha një gropë se sa një melanoma çdo ditë”.

    Në Insta Stories, ajo e konsideroi kirurgun e saj në Beverly Hills, Dr. Garth Fisher, si “engjëlli” i saj dhe shtoi se “ai është tepër i mrekullueshëm”!

    “Ai jo vetëm që e hoqi tumorin dhe u sigurua që unë isha plotësisht pa kancer, por gjithashtu bëri një punë kaq të mrekullueshme duke e bërë mbresë time sa më të vogël dhe të bukur. Faleminderit shumë, Garth! Ti e di që të dua.”

    Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” zbuloi për herë të parë se e kishte hequr tumorin në tetor 2022. Kjo ishte hera e dytë që merrej me kancerin e lëkurës pasi kishte zbuluar një nishan malinj në shpinë kur ishte 19 vjeç./FrontOnline/

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Vip09 Tetor 2024
    Ish fituesja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egla Ceno kohës së fundit ka bërë disa ndryshime në pamjen e saj. Ajo ka...
    Vip09 Tetor 2024
    Në emisionin ‘PaProtokoll’ është diskutuar për “Rrjetet Sociale dhe Hapësira e Shantazheve Modern”. Pjesë e panelistëve ka qenë edhe ish-finalistja e BBVK,...
    Vip09 Tetor 2024
    Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Data se kur do...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminelin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar lidhur me takimin që pati me asambleistët e LDK-së. Abdixhiku ka njoftuar...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja, teksa gjatë këtij viti rreth 2.6%. Ish...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA. Ajo tha se më në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.