Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA) ka përgatitur tri raporte të hetimit dhe në bazë të Ligjit për Aviacion Civil 03/L-051 këto raporte i janë dërguar Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Bëhet fjalë për:
1. Aksidentin me Helikopter “Puma SA330J” kontraktor i Misionit Ndërkombëtar në Kosovë EULEX. Ky rast është rast ndërkombëtar, i cili ka ndodhur në Aeroportin e Prishtinës, ku ishin të lënduar dy persona staf mjekësor ndërkombëtar. Në cilësinë e vëzhguesve kanë marrë pjesë Autoritetet e Hetimit të Aksidenteve Ajrore të Irlandës (AAIU) dhe të Francës (BEA). Nga ky rast kanë dalë dy rekomandime të sigurisë, të cilat janë rekomandime ndërkombëtare e që janë dërguar nga KHAIA:
Komisionit European përmes European Union Aviation Safety Agency (EASA)
Operatorit të Helikopterit me seli në Irlandë.
2. Aksidenti me Paragllajd i ndodhur me datën 07.09.2019 në Komunën e Prizrenit. Në këtë aksident ka mbetur i vdekur kryetari i Federatës së Aeronautikës së Kosovës z.Artan Venhari. Nga ky hetim kanë dalë tetë (8) rekomandime të sigurisë, të cilat u janë dërguar nga KHAIA institucioneve si në vijim:
Federatës Aeronautike të Kosovës,
Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe
Asociacionit të Komunave të Kosovës.
3. Aksidenti Hekurudhor i ndodhur në Klinë më dt.17.09.2019. Në këtë aksident ka mbetur e vdekur një nxënëse 16-vjeçare, e cila ishte këmbësore.