KFOR-i dje në mëngjes është detyruar të intervenoj në Mitrovicën e Jugut, saktësisht në fshatin Kaqanoll, pasi është gjetur një mjet i dyshimtë shpërthyes.
Një mashkull kosovar ka raportuar se në fushë kishte vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer.
Njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i KFOR-it ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar dhe pa incidente.