Qeveria e Kosovës në detyrë, së shpejti pritet t’i miratojë masat e reja anti-Covid.
Ora policore do të hiqet në të gjitha komunat e vendit. Do të zgjatet orari i punës për lokalet e gastronomisë. Po ashtu, do të lejohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve.
Siç raporton Gazeta Express, ora policore do të hiqet në të gjitha komunat e vendit.
Po ashtu, do të zgjatet orari i punës për gastronominë, nga ora 20:00 sa është tani, deri në orën 21:00 ose 22:00, kjo do të bëhet për secilin kategorizim të komunave.
Me masat e reja, lehtësim do të ketë edhe për veprimtaritë e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve, deri në 30 për qind të përfaqësues së kapacitetit të hapësirave.
Po ashtu se nuk do të lejohen grumbullimet e qytetarëve dhe tubimet publike me më shumë se 30 persona.