×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Këto janë 5 produktet kosovare që shiten më së shumti në SHBA

    FrontOnline
    23 Korrik 2024

    Dyshekët e prodhuar në Kosovë janë produkti kryesor që  eksportohet nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) së paku gjatë tri viteve të fundit.

    Bazuar në të dhëna zyrtare të Doganës së Kosovës shihet se vetëm gjatë vitit 2023 rreth 88 milionë euro ka qenë vlera e dyshekëve të prodhuara në Kosovë e të eksportuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, gjatë vitit 2022 vlera e dyshekëve të eksportuar në SHBA ka qenë rreth 120 milionë euro, deri sa në vitin 2021 nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u eksportuan dyshekë në vlerë prej 111 milionë euro. Pra, vetëm për tri vite vlera e dyshekëve të eksportuar në këtë shtet ka qenë rreth 320 milionë euro e që përbën rreth 90 % të eksportit të Kosovës në këtë shtet.

    Për tri vite janë eksportuar dyshekë në SHBA në vlerë  prej 320 milionë euro

    Pas dyshekëve, produkti i dytë më i eksportuar në Amerikë gjatë vitit që lamë pas janë artikuj të veshjeve për burra dhe gra, e ku vlera totale e këtyre produkteve të eksportuara ka kapur vlerën në 9.2 milionë euro.

    Gjithashtu edhe gjatë vitit 2022 produktet e njëjta kanë qenë vendin e dytë sa i përket eksportit në Kosovës në këtë shtet më rreth 7,6 milionë euro.

    Po ashtu edhe në vitin 2021 artikuj të veshjeve për burra dhe gra kanë zëne vendin e dytë për nga vlera e eksportit më këtë shtet me rreth 4,2 milionë euro.

    Sipas të dhënave zyrtare shihet se produkti tretë më i eksportuar në SHBA gjatë vitit 2023 janë artikuj prej gizës dhe çelikut me mbi 1,8 milionë euro eksport, në vitin 2022 ushqimi për kafshë ka qenë produkti i tretë më i eksportuar në këtë shtet mik me rreth 847 mijë euro, deri sa produkti i tretë më i eksportuar në SHBA gjatë vitit 2021 kanë qenë veshjet e përdorura më 4,2 milionë euro vlerë.

    Gjithmonë referuar të dhënave të Doganës së Kosovës shihet se produkti i katër më i eksportuar në SHBA gjatë vitit 2023 ka qenë ushqimi për kafshë në vlerë prej 630 mijë euro, në vitin 2022 produkti katër më i eksportuar janë artikujt e veshjeve më 570 mijë euro, deri sa produkti i katër më i eksportuar në SHBA gjatë vitit 2021 janë artikuj prej ome me rreth 850 mijë euro vlerë.

    Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës shihet se produkti i pestë sa i përket vlerës së eksportit në SHBA janë plastika dhe produkte prej saj më 627 mijë euro vlerë, në vitin 2022 produkti i pestë më i eksportuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë mjetet e transportit me rreth 430 mijë euro, deri sa produkti i pestë më i eksportuar në SHBA gjatë vitit 2021 ka qenë pijet alkoolike dhe ufulla me rreth 411 mijë euro eksport.

    Gërxhaliu: Bashkëpunimi ekonomik Kosovë-SHBA në nivelin jo të duhur

    Safet Gërxhaliu, ish kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) thotë se bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është në nivel jo të duhur duke pasur parasysh faktin se SHBA-ja ka rolin kryesor në shtet formimin dhe lirinë në Republikën e Kosovës.

    “Besoj se ekziston një bazë për një avancim të bashkëpunimit ekonomik qoftë në aspektin tregtar, qoftë në aspektin e transferit të teknologjisë… etj. Sot SHBA-ja ka një rol dominant si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik dhe po besoj se raportet e krijuara në mes të Kosovës dhe SHBA duhet të jenë në funksion të avancimit sa më të madh të raporteve ekonomike. Raportet e krijuara ne mes të SHBA-ve dhe Kosovës është mëkat që te njëjtat mos të shfrytëzohen për një bashkëpunim më të madh ekonomik. Pra, në qoftë analizohet shkëmbimi tregtar dhe investimet e huaja ne kemi shumë pakë arsye për të qenë të kënaqur, por kemi shumë arsye për të qenë të brengosur, sepse çdo gjë që lidhet në partneritetin Kosovë-SHBA ka të bëjë më politikë, siguri, diplomaci dhe shumë pakë me ekonomi”, thotë ish kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

    Gërxhaliu më tutje thotë se nëse i shikojmë investimet amerikane në rajon janë vërtet fascinuese qoftë në Serbi, qoftë në Shqipëri, por edhe një Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, por edhe vende tjera.

    Sipas tij, është momenti i fundit kur raportet e mira Kosovë-SHBA duhet të gjenerojne efekte multidimensionale, të jenë të rëndësishme në aspektin gjeostrategjik, të jenë zhvillimor në aspektin ekonomik.

    “Pra, të qenurit mik me SHBA është një avantazh që duhet të materializohet. Përfundimisht nuk duhet të jemi të kënaqur me eksportet dhe importet aktuale sepse potenciali është shumë i madh” ka thënë Gërxhaliu.

    Prestreshi: Bashkëpunimi ekonomik forcon marrëdhëniet Kosovë-SHBA

    Valon Prestreshi, njohës i rrethanave ekonomike në vend thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta rrisë nivelin e angazhimit për bashkëpunim ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për disa arsye të rëndësishme.

    Ai thotë se Shtetet e Bashkuara kanë një nga ekonomitë më të mëdha dhe më të zhvilluara në botë.

    “Rritja e bashkëpunimit ekonomik mund të sjellë investime të mëdha nga kompanitë amerikane në Kosovë, duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit. SHBA-të po ashtu  janë një qendër globale e inovacionit dhe teknologjisë. Përmes bashkëpunimit ekonomik, Kosova mund të përfitojë nga transferimi i teknologjive të avancuara dhe praktikave më të mira të biznesit” ka thënë ai.

    Më tutje sipas tij, përveç përfitimeve ekonomike, bashkëpunimi me SHBA-të mund të sjellë edhe përfitime politike.

    Shtetet e Bashkuara sipas Prestreshit kanë qenë një aleat i rëndësishëm i Kosovës që nga pavarësia, dhe bashkëpunimi ekonomik mund të forcojë më tej marrëdhëniet dypalëshe.

    “Duke forcuar marrëdhëniet ekonomike me SHBA-të, Kosova mund të zgjerojë tregjet për produktet dhe shërbimet e saj. Kjo do të ndihmojë në rritjen e eksporteve dhe në diversifikimin e ekonomisë kosovare” ka thënë ai.

    /FrontOnline/

    *Ky artikull u realizua nga mediumi “Front Online”, për dhe në kuadër projektit të gazetës online Reporteri.net: “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes Edukimit Medial për komunitetet joshumicë në Kosovë”, i financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

     

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Ekonomi09 Maj 2025
    Sot Kosova feston Ditën e Evropës, por është shteti i vetëm në Ballkan dhe më gjerë e cila që dy vite është...
    Ekonomi02 Maj 2025
    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka ngritur shqetësimin që dështimi i krijimit të institucioneve të reja do të cenojnë miliona...
    Bota/Rajoni01 Maj 2025
    Britania e Madhe do të krijojë rregullore të detyrueshme për kriptovalutat, njoftoi ministrja e financave Rachel Reeves. Qeveria sinjalizoi se do të...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.