×
  • Ekonomi
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Britania e Madhe hap rrugën e re për kriptovalutat

    FrontOnline
    01 Maj 2025

    Britania e Madhe do të krijojë rregullore të detyrueshme për kriptovalutat, njoftoi ministrja e financave Rachel Reeves.

    Qeveria sinjalizoi se do të bashkëpunonte ngushtë me Shtetet e Bashkuara për qasjen më të mirë ndaj aseteve digjitale.

    Projektligjet e reja do të zgjerojnë rregullimin financiar ekzistues për kompanitë e përfshira në kriptovaluta, duke e përafruar Britaninë me SHBA-në dhe larg Bashkimit Evropian, që ka ndërtuar rregulla specifike për industrinë, thanë ekspertët, shkruan Scan, transmeton albinfo.

    Seti i parë i rregullave të projektligjit të Britanisë vjen ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka hapur rrugën kriptovalutave dhe është zotuar të heqë kufizimet rregullatore në industri, duke shqetësuar kritikët. Ministrat evropianë të financave janë shprehur të shqetësuar se masat e SHBA-së mund të ndikojnë në sovranitetin monetar dhe stabilitetin financiar të eurozonës.

    Reeves tha se kishte diskutuar rregulloret e kriptovalutave me Sekretarin e Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, gjatë një vizite në Uashington javën e kaluar dhe se të dyja vendet planifikuan ta diskutonin këtë më tej në qershor. “Sipas rregullave të reja, bursat, tregtarët dhe agjentët e kriptovalutave do të futen në perimetrin rregullator”, tha ministria e financave në një deklaratë pas njoftimit të Reeves.

    “Firmat e kriptovalutave me klientë në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet gjithashtu të përmbushin standarde të qarta mbi transparencën, mbrojtjen e konsumatorit dhe qëndrueshmërinë operacionale”, shtoi njoftimi.

    Rreth 12% e të rriturve britanikë zotërojnë ose kanë zotëruar kriptovaluta të tilla si bitcoin ose ethereum, nga 4% në vitin 2021, tha qeveria.

    Banka e Anglisë ka paralajmëruar prej kohësh për rreziqet që paraqet bitcoin për investitorët. Megjithatë, institucioni e sheh të arsyeshëm krijimin e rregullave për stablecoins apo monedhat e qëndrueshme, që kërkojnë të mbajnë një vlerë fikse në lidhje me dollarët amerikanë ose asete të tjera.

    Ministria e financave tha se synonte të finalizonte legjislacionin e ri deri në fund të vitit. Rregullat bazohen në propozimet fillestare të bëra në vitin 2023.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Përderisa gjatë ditës së sotme pritet të nisin bisedimet e para të drejtpërdrejta mes Ukrainës dhe Rusisë që nga fillimi i pushtimit...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Katari kanë nënshkruar një marrëveshje historike ekonomike me vlerë të paktën 1.2 trilionë dollarë, njoftoi sot...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Sytë e gjithë Evropës drejtohen sot dhe nesër drejt Tiranës. Këtë 15 maj, 47 liderë të Bashkimit Evropian dhe vendet partnere do...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është prononcuar para fillimit të tentativës së 16 për konstituimin e Kuvendit, duke thënë...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Përderisa gjatë ditës së sotme pritet të nisin bisedimet e para të drejtpërdrejta mes Ukrainës dhe Rusisë që nga fillimi i pushtimit...
    Lajme15 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, është deklaruar para fillimit të tentativës së 16 për konstituimin e kuvendit. Ai ka thënë se...
    Kronika15 Maj 2025
    Një vjedhje e rëndë është raportuar gjatë ditës së mërkurë në Mitrovicë të Veriut. Sipas raportit të policisë, persona të panjohur kanë...
    Lajme15 Maj 2025
    Në prag të takimit të nesërm të Presidentes së Kosovës me liderët e partive politike, analisti politik Halil Matoshi për FrontOnline ka...
    Lajme15 Maj 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 2227 gjoba trafiku. Nga PK-ja është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.