×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë zëvendësministrat e parë të emëruar nga Kurti

    FrontOnline
    27 Mars 2021

    Kryeministri i ri, Albin Kurti, i ka emëruar katër zëvendësministra.

    Në pozitën e zëvendësministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka vendosur Hysen Durmishin. I njëjti shërbente përgjatë mandatit të parë të Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, si ish-drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës.

    Ndërsa, në dikasterin e Mbrojtjes, personin e dytë më të rëndësishëm Kurti e ka bërë Enver Dugollin, i cili ka shërbyer në këtë pozitë edhe përgjatë Qeverisë Kurti një.

    Blerim Sallahu, përfaqësues ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili përfaqësonte këtë parti gjatë seancës publike të Gjykatës Kushtetuese për legjitimitetin e votës së deputetit Etem Arifi që ndihmoi në formimin e legjislaturës së shtatë, është vënë si zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë.

    Ilir Aliu është vendosur si zëvendësministër në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.
    Përveç Sallahut, tre zëvendësministrat e tjerë ishin pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.

    Të gjitha këto emërime janë bërë të ditur nëpërmjet një komunikate dërguar medieve nga Zyra e Kryeministrit.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në javën e parë të marrjes së detyrës i ka emëruar katër zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në plotësimin e synimeve dhe përgjegjësive të tyre”, thuhet në komunikatë./Front Online

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.