Policia serbe ka arrestuar dy qytetarë të Podujevës të cilët për shkak të mjegullës dyshohet se mund të kenë dalur në territorin e Serbisë.
Arrestimin e tyre e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai ka thënë se arrestimi i tyre është bërë gjatë ditës së djeshme dhe se Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme.
“Pas pranimit të informacionit se dje pasdite dy persona afër fshatit Mirovc-Merdar mund të jenë qorientuar si pasojë e mjegullës dhe mund të kenë dalur në territorin serbë, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime te menjëhershme dhe është interesuar duke kontaktuar edhe palën tjetër në kufi, ku nga zyrtarët kompetent të pikëkalimit kufitar me shtetin fqinjë ka marr konfirmimin nga ta se dy personat shqiptarë të Kosovës janë ndaluar nga autoritetet policore serbe”, ka thënë ai.
Por kush janë dy kosovarët e arrestuar sot?
Burime të IndeksOnline mësojnë se personat në fjalë janë, Blerim Maqastena, i cili është asambleist i pavarur në Komunën e Podujevës dhe tjetri Berat Maxhuni.