×
  • Sport
  • Sport

    Kështu i motivoi futbollistët e Shqipërisë De Biasi përpara “Beogradit” me video mbi gjenocidin serb në Kosovë

    FrontOnline
    04 Nëntor 2021

    Andi Lila ka kujtuar edhe kohën kur kombëtaren e drejtonte De Biasi, me të cilin arritën edhe përfaqësimin më të madh të Kombëtares Shqiptare, në Europianin e zhvilluar në Francë më 2016.

    Ai e vlerëson trajnerin jo vetëm nga ana taktiko-teknike, por sidomos edhe nga ana e përgatitjes emocionale “Misteri na e bëri të qartë, se kishim vetëm një rrugë të arrinim kualifikimin- vetëm nëse të gjithë futbollistët, ngado që vinim, nga Tirana, Prishtina apo Shkupi, duhej të mendonim të gjithë si trup i vetëm, si një flamur”, rrëfeu Lila për “Refleksione” në ABC, duke kujtuar situatën përpara ndeshjes me Serbinë në Beograd, më 14 Tetor 2014.

    “Është një natë që nuk do e harroj kurrë, një natë me emocione të jashtëzakonshme. Ne e dinim rëndësinë, pasi 6-7 lojtarë vinin nga Kosova. E në momentin që droni u fut në fushë, në u bëmë një për të mbrojtur flamurin. Ishte një krenari e jashtëzakonshme”, tha Lila, duke kujtuar se përpara ndeshjes, trajneri zgjodhi një motivim të veçantë, teksa i ftoi futbollistët në dhomën e video-analizës, dhe u vuri një video nga gjenocidi serb në Kosovë. “Kjo video me masakrat në Kosovë u mbyll me një këngë për Adem Jasharin. Dhoma ishte e errët. Unë isha i përlotur dhe kisha frikë se mos shokët mendonin se mos po ndjeja frikë për ndeshjen. Por, kur ktheva kokën, pashë që të gjithë ishim të përlotur. Ishte një motivim i jashtëzakonshëm, ishte një karikim lufte përpara ndeshjes”, kujton Lila atë ndeshje përballë 32 mijë tifozëve serbë. “Bëmë atë që duhet të bëjë kushdo për flamurin e tij”, tha Lila.

    Ndërkaq, Lila nuk ka ngurruar të falenderojë futbollistët serbë të asaj mbrëmje dramatike, që u bënë bashkë kundër tifozëve të tyre, për t’i ndalur në atë rrëmujë ku mund të ndodhte gjithçka. “Duhet të themi edhe një të vërtetë të rëndësishme, atë që bënë futbollistët serbë për ne. Me kujtohet se tifozët serbë, të irrituar donin të futeshin te tuneli, por futbollistët serbë u bënë bashkë si kordon, u vunë përballë tifozëve të tyre dhe u thanë: duhet të na vrisni ne për të shkuar te ekipi shqiptar. Ishte një gjest që meriton falenderim. Dhe në ndeshjen e kthimit ne ua kujtuam këtë gjest kaq burrëror dhe njerëzor”, kujton Lila, gjithnjë i emocionuar për atë natë në Beograd.

    Megjithatë, suksesin me ngjyrat e kombëtares Lila dëshiron t’i mbyllë me atë që e quan “nata fantastike e Armenisë”. Ishte nata kur u vulos pjesmarrja në “Europian 2016”. “Jam shumë mirënjohës për këdo që kontribuoi, për gjeneratën time që dha kontribut. Po qanim të gjithë, presidenti i federatës, trajneri, futbollistët. Ishte kulmi i futbollit shqiptar dhe kulmi i karrierës sime”, u shpreh Lila. Ai ka kujtuar edhe ndeshjen përballë Francës në atë “europian”. “I kërkova trajnerit që të luaja. Mbaj mend që iu afrova dhe i thashë ‘mister, dua të kem minutat e mia’. Nuk me foli, dhe unë mendova se do më kthente në shtëpi. Por kur të nesërmen shpërndau jelekët e atyre që të luanin, të fundit ma dha mua. Ishte një gëzim i pakufishëm, një moment i paharrueshëm”, rrëfeu Lila në “Refleksione” në “ABC”.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Sport20 Maj 2024
    Arda Guler ka shënuar gjashtë gola nga gjashtë goditjet e tij në portë për Real Madridin këtë sezon. Sensacioni turk ka luajtur...
    Sport20 Maj 2024
    Me fitoren ndaj West Ham, ekipi i Pep Guardiolas, Manchester City është shpallur kampion në Premier League për sezonin 2023/2024. Ndeshjen e...
    Sport20 Maj 2024
    Trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot, e ka bërë prioritet mbrojtësin e Benfikës, Antonio Silva. 20-vjeçari po ashtu e ka tërhequr...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës njofton se janë mbyllur gjashtë njësi të të ashtuquajturës “Bankë Postare Kursimore” në veri të vendit. Siç pohon policia,...
    Lajme20 Maj 2024
    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Jakup Nura, thotë për FrontOnline se subjekti i tij politik, është i gatshëm të shkoj në zgjedhje....
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti e priti në takim ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser Al Misnad....
    Lajme20 Maj 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u takua me ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala thotë për FrontOnline thotë se për subjektin e tij opsione janë vetëm shkarkimi i Qeverisë ose dorëheqja...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e dy personave në Prizren. Ata dyshohet për veprën penale “Shpërdorim i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.