Notre Dame, katedralja ikonike në Paris, tashmë do t’i rihapë dyert e saj pas një zjarri të tmerrshëm që e kaploi me 2019, e i cili e shkatërroi atë pothuajse tërësisht.
Ndërtesa e vjetër më shumë se 860 vjeçare, është bërë arsyeja që ka mbledhur liderët botërorë nga të gjitha anët, përfshirë këtu edhe presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.
Kjo mbledhje e liderëve, përveç se për arsye të asaj se çka përfaqëson katedralja, bëhet edhe me kuptimplotë, kur shihet restaurimi, i saj i bërë në pesë vjet, një objekti të cilin janë dashur pothuajse dy shekuj për ta ndërtuar.
Sa i përket ceremonisë, ajo ishte paraparë të mbahej në oborrin e Katedrales, megjithatë, autoritetet vendosën që e gjithë ajo të mbahet brenda Notre Dame, për shkak të erërave të fuqishme që janë paraparë për të shtunën.
After 5 years of renovation, Notre-Dame Cathedral reopens its doors on 8 December. More beautiful than ever thanks to a restoration project blending ancestral know-how & technology. A source of pride for France, a treasure for the world. 🇫🇷🌍 #rebatirnotredamedeparis #notredame pic.twitter.com/Sk5dcM5mbD
— French Embassy UK🇫🇷🇪🇺 (@FranceintheUK) December 7, 2024