×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Vjosa Osmanit mbron vendimin për pagat shtesë – kërkon nga zëvendësministri të tregojë ku janë avulluar 2.1 milionë euro

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Faton Peci, këshilltar i u.d presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas deklaratës së zëvendësministrit në detyrë të Financave, Agim Krasniqi, i cili ka thënë se zyrtarët në Kuvend dhe Presidencë për festat e fundvitit do të marrin nga 500-600 euro shtesë krahas pagës së tyre.

    Peci në reagimin e bërë drejtuar Krasniqit, ka thënë se ai duhet të tregojë se ku janë avulluar 2.1 milionë euro të taksapaguesve të Kosovës.

    “Para se të flasë për ‘lulëzim ekonomik’, në Kuvend e Presidencë zëvendësministri i financave le t’i tregon qytetarëve të Kosovës ku u avulluan 2.1 milion euro të taksapaguesve të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

    Më tej, ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës ia ka kthyer Qeverisë në rishikim të buxhetit mbi 1.5 milionë euro kursime.

    “Sa për vëmendjen e zv.ministrit dhe të publikut, Kuvendi i Kosovës ia ka rikthyer Qeverisë në rishikim të buxhetit mbi 1.5 milion euro kursime. Prandaj, zv. ministër (drejtor i buxhetit i PAN-it), ku mbeten 2.1 milion euro?! P.S.Vendimi i Kuvendit është kolegjial. Në Kryesi marrin pjesë të gjitha partitë, teksa këtë vendim Kryetarja e Kuvendit nuk e ka votuar”, vijon reagimi i tij.

    E, në postimin e Pecit ka reaguar sërish zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi. Ai ka thënë se për 20 vjet nuk ka përdor e as keqpërdor buxhetin e Kosovës.

    “Për të tjerat ju tregon ish-ministri që as edhe më të voglin cent për 20 vjet nuk kam përdor e zot mos thuaj keqpërdor buxhetin”, ka shkruar ai në koment drejtuar Pecit.

     

    Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi më herët ka thënë se në Kuvend dhe Presidencë të Kosovës po bëhet “lulëzim ekonomik”, pasi që po ndahen shtesat prej 500-600 euro për zyrtarët e Kuvendit dhe Presidencës, për festat e fundvitit.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.