Këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci, po thotë se brenda institucioneve të Kosovës ekziston vetëm një person që po i dridh kapësit e shtetit, dhe sipas tij, ky person është u.d e presidentit.
Sipas Pecit, mekanizmave të sigurisë dhe segmenteve të tjera korruptive iu duket tmerr përballja me një lidere si Vjosa Osmanit, që gjithmonë sipas Pecit insiston në rend dhe ligj.
“Aktualisht, brenda institucioneve të Kosovës është vetëm zonja Vjosa Osmani, e cila po i dridhë kapësit dhe zhvatësit e shtetit. Tmerr është për mekanizmat e sigurisë dhe të segmenteve të tjera korruptive përballja karshi një lideri që insiston për rend dhe ligj”, ka shkruar ai.
Peci tutje thotë se se janë të vetëdijshëm që krimi i organizuar është i pranishëm në çdo cep të jetë, por thotë se po e bëjnë punën e tyre.
“Jemi të vetëdikshëm që aleanca dhe ky krim i organizuar ka aleat në të gjitha segmentet e jetës. Ne po e bëjme punën tonë, luftën kundër krimit. Ata, gjithashtu po e bëjnë punen e tyre që dijnë më së miri- agjitacion e propogandë”, ka përfunduar Peci./FrontOnline/
https://www.facebook.com/faton.peci.3/posts/4713668198706684