×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Këshilltarët e Trumpit për ekonomi japin parashikime të frikshme mbi papunësinë

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    Dy këshilltarët kryesorë për ekonomi të presidentit amerikan Donald Trump, kanë dhënë parashikime të frikshme për çështjen. Këta këshilltarë madje kanë parashikuar që shkalla e papunësisë mund të shkojë deri në 20 për qind deri në muajin e ardhshëm.

    Deklaratat nga këshilltarët për ekonomi në Shtëpinë e Bardhë, Kevin Hassett dhe Steve Mnuchin erdhën vetëm tri ditë pasi Departamenti i Punës raportoi shifrat më të larta të papunësisë që nga Depresioni i Madh, dhe derisa shkalla e vdekjeve nga koronavirusi ka kaluar 80 mijëshin.

    Gjatë kësaj kohe, një panel i senatit njoftoi se katër zyrtarë të administratës që duhej të dëshmonin fizikisht mbi pandeminë këtë javë do të bëjnë një videokonferencë për shkak të afërsisë që kishin pasur me dy anëtarë tjerë stafi që kishin rezultuar pozitivisht me koronavirus.

    Një prej këtyre anëtarëve të stafit është këshilltar i Zv.Presidentit Mike Pence.

    Me një shkallë të tillë të rritjes së papunësisë, nënkuptohet se SHBA-ja do të arrinte në mbi 24 për qind deri në dy muaj më vonë. Kjo do ta bënte SHBA-në që të kishte përqindje më të lartë të papunësisë se sa Kosova.

    Së fundi, ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka deklaruar se shkalla e papunësisë në Kosovë është ulur për 6,6%, duke arritur në 24,1%. Përqindja e papunësisë formale në Kosovë është ulur edhe më shumë ndërkohë pasi numri i punëtorëve të regjistruar është rritur. Por, këto shifra të qeverisë sonë janë marrë me rezervë nga opinioni publik.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.