×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Kërkuam informacion për rrëmbimin tim në 6 dhjetor”, Meta tregon përballjen me prokurorët në SPAK

    FrontOnline
    07 Janar 2025

    Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dalë sot nga qelia dhe është përballur me prokurorët e posaçëm të SPAK në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime.

    Pasi ka përfunduar seanca kreu i Partisë së Lirisë ka dhënë detaje mbi përballjen përmes një postimi në rrjete sociale. Ai shkruan se iu është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të SPAK, ndërsa shton se këta të fundit nuk iu përgjigjën pyetjeve të tij.

    Reagimi i ploë i Ilir Metës:

    Falenderoj mediat që më njoftuan dje se do të thirresha sot në SPAK, pasi ende nuk kam një dokument zyrtar njoftimi për t’u paraqitur. Megjithatë, unë isha sot i gatshëm të shkoja në seancë, që në ora 10:00, siç u bë njoftimi vetëm nga mediat dhe vonesa ndodhi vetëm për shkak të SPAK. U kërkoj ndjesë gazetarëve që nuk m’u dha leja që kërkova, që edhe me pranga dhe i shoqëruar, t’u përgjigjesha çdo pyetje të tyre.

    Dua t’ju siguroj se kam dhënë sqarime shumë të qarta, me sjelljen time tepër transparente, për të gjitha pyetjet që m’u drejtuan, duke sqaruar edhe njëherë në respektin tim të plotë ndaj të gjitha ligjeve shqiptare dhe amerikane për çështjen e lobimit. Por më lejoni t’ju sqaroj se ishte një seancë me pyetje reciproke, ne ju përgjigjëm të gjitha pyetjeve të tyre, ata ju shmangën “për moskompetencë” pyetjeve tona. Pyetja jonë e parë ishte se çfarë bëhet me kallëzimin tonë të dorëzuar më 6 dhjetor në SPAK lidhur me rrëmbimin kriminal dhe banditesk.

    Meqënëse ata ishin të interesuar për çështjen e lobimeve, pasi ju përgjigja të gjitha pyetjeve të tyre, si President i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare në vend, u bëra unë dy pyetje që kanë të bëjnë me interesin e lartë publik, konkretisht me çështjen e lobimeve të paligjshme. Së pari, çfarë bëhet me hetimin e çështjes McGonigal, kryeagjentit të FBI të dënuar me burg për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve, aktualisht Kryeministër? Së dyti, çfarë bëhet me hetimin për fotografinë e paligjshme me Presidentin Obama të “Gruas së Bilalit” për të cilën një shtetas shqiptaro-amerikan ka bërë burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Zjarrfikësit po luftojnë përhapjen e shpejtë të zjarreve në kodrat e qytetit Los Anxhelos ku jetojnë yjet e Hollivudit ndërsa një erë...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Rasti i parë i konfirmuar i me virusin e ri HMPV është zbuluar nga autoritetet shëndetësore në Selanik. Bëhet fjalë për një...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Trump kërkon nga partnerët e NATO-s rritjen e kontributit nga dy në pesë për qind të produktit të brendshëm bruto. Vendet që...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Pasditen e së martës, policia në Mitrovicën e Jugut në dy raste të ndryshme ka konfiskuar dy armë. Ne rastin e parë,...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, mban sot konferencë për media bashkë me partnerët e koalicionit. Siç njoftojnë nga partia e tij, konferenca...
    Lajme08 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka kthyer në epiqendër përsëri idenë për Projektligjin e Byrosë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme....
    Vip08 Janar 2025
    Reperi Gjesti ka kaluar nga izolimi në izolimi Reperi dhe këngëtari kosovar u eliminua mbrëmë nga Big Brother VIP Kosova pas një...
    Lajme08 Janar 2025
    Sot do të kemi mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale lëvizin nga -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet...
    Vip07 Janar 2025
    Ka vazhduar debati i ashpër, me tone të larta e me ofendime mes Xuxit dhe Drilonit. Xuxi, i tha Drilonit se çka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.