Klubi italian, AC Milan ka hapur bisedimet për të eksploruar një lëvizje të mundshme për Kyle Walker si mbrojtës i ri i djathtë.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, diskutimet vazhdojnë pas vendimit të Walker për t’u larguar nga Man City në janar.
Sipas tij, ende asgjë nuk është rënë dakord, por kontakte për të kuptuar kushtet e marrëveshjes, për një lëvizje të mundshme.
Kujtojmë që është vet trajneri Pep Guardiola ai i cili e bëri publike duke konfirmuar se mbrojtësi i djathtë i ka kërkuar largimin nga klubi këtë verë./SinjaliSport/