×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkoi kthimin në Algjeri, MBP obligon të riun ta lëshojë Kosovën

    FrontOnline
    27 Janar 2021

    I riu nga Algjeria, Mohamed Soussi, i cili në mënyrë klandestine kishte hyrë në koninentin e vjetër për të përfunduar në Kosovë, po kërkon që të kthehet në vendin e tij. Ai kishte kërkuar azil dhe mbrojtje ndërkombëtare nga shteti i Kosovës, e cila i ishte refuzuar nga Divizioni i Azilit.

    Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se para pak ditësh e kishin obliguar të riun algjerian që ta lëshojë territorin e Kosovës, ndërsa thonë se kanë informacione se ai ka shkuar nga Kosova në Serbi.

    “Pas shqyrtimit te kërkesës nga Divizioni i Azilit ne DSHAM/MPB, më datën 20.10.2020 të njëjtit i është refuzuar kërkesa e tij për mbrojtje ndërkombëtare. I njëjti më datën 18.01.2021 ka qenë i obliguar ta lëshojë vullnetarisht territorin e RKS-së. Pas kësaj date, i njëjti nuk është hasur në objektet e Qendrës se Azilit si dhe në DMH nga rezidentët e tjerë të Qendrës së Azilit në Vranidoll kemi pranuar informacione se ai e ka lëshuar territorin e Republikës se Kosovës duke shkuar në Serbi”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

    Nga Drejtoria e Migrimit dhe të Huajve në MPB kanë thënë se Soussi fillimisht kishte qëndruar në Qendrën e Azilit në Magurë, por pastaj ishte detyruar të largohet nga aty për shkak të mbingarkesës.

    “Shtetasi në fjale më datën 22.09.2020 është trajtuar dhe akomoduar si azilkërkues ne Qendrën e Azilit ne Magurë me të dhënat siç i ka deklaruar M.S. I njëjti për shkak të mbingarkesës së QA në Magurë është transferuar në objektin ndihmës të kësaj Qendre ne Vranidoll”, thuhet në përgjigje.

    Të dielën, një medium algjerian rapotoi se Mohamed Soussi po qëndron i bllokuar në Kosovë dhe duke u fshehur nga disa persona të cilët thuhej se e kishin sulmuar atë me thikë. “Algerie 360” kishte publikuar edhe një video të të riut, ku ai u kërkonte autoriteteve algjeriane ta kthenin në vendin e tij.

    “I kërkoj ministrit të Jashtëm, Boukadoum, të më çojë në shtëpi, për hir të Zotit, sepse nuk mund të duroj më!”, thoshte ai në mesazhin që ia dërgonte ministrit të Punëve të Jashtme të Algjerisë, Sabri Boukadoum.

    MPB: Atë e theri me thikë bashkëkombësi i tij

    Nga verifikimet e kryera nga Drejtoria e Migrimit dhe të Huajve, MPB thotë se i riu ishte sulmuar me thikë më 5 janar nga një tjetër algjerian.

    “Pas verifikimit në sistemin e SIPK-ut lidhur me rastin lëndim i rëndë trupor, informoheni se ky incident ka ndodhur më datën 05.01.2021 rreth orës 11:30 në afërsi të fshatit Vranidoll si rast i një therjeje me thikë ku si pasojë ka marrë lëndime viktima M. S. të cilin e kishte sulmuar bashkëkombësi i tij”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për Express.

    Soussi ishte trajtuar në QKUK, për t’u intervistuar më pas për rastin në stacionin policor “Veriu”. MPB thotë se sulmuesit të tij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

    “Viktimës atë kohe i është ofruar tretman mjekësor në QKUK dhe më pastaj ishte sjellë ne stacionin policor “Veriu” pasi që incidenti ka ndodhur në zonën e tyre të përgjegjësisë. Ai atë kohe pas intervistimit ishte liruar dhe ishte dërguar në qendrën e azilit ne Vranidoll ku ka qenë i akomoduar atë kohë për vazhdimin e procedurave lidhur me kërkesën e tij për azil. Sa i përket të dyshuarit, ai ishte arrestuar dhe pasi ishte intervistuar ne prezencë të përkthyesit lidhur me rastin, me vendim të prokurorit kujdestar për krime të rënda, ishte urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje ku pastaj me vendim të gjykatësit te procedurës paraprake i ishte vazhduar paraburgimi për 30 ditë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

    Ministria e rendit thotë se therja ka ardhur nga një përleshje mes azilkërkuesve jashtë Qendrës së Azilit në Vranidoll , ndërsa thekson se “ky shtetas nuk është sulmuar nga dikush tjetër por nga bashkëkombësi i tij”.

    Bazuar në vendimin e Divizionit te Azilit në këtë ministri për refuzimin e kërkesës se tij për azil, MPB thotë se i riu algjerian ka qenë i obliguar ta lëshojë Republikën e Kosovës në një afatin qe i ishte caktuar.

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.