×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet heqja e orës policore, Arben Vitia mbledh nesër kryetarët e komunave

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Ministri i  Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, do të takojnë nesër kryetarët e komunave dhe përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës

    Front Online mëson se në takimin që është ftuar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, ku do të jetë edhe ministri i Shëndetësisë, do të flitet rreth masave anti-COVID.

    Mbledhja virtuale e cila do të mbahet në orës 10:00, është ftuar pas takimit të sotëm të kryetarëve të komunave, ku i kërkua që të hiqet ora policore dhe të hapet gastronomia.

    “Kryetarët e Komunave në këtë takim kanë diskutuar edhe për masat e tashme, zbatimin e tyre, efektin dhe për situatën pas datës 18 prill kur skadojnë këto masat e reja. Në fund Kryetarët e Komunave janë dakorduar për rekomandimet e pushtetit lokal ndaj pushtetit qendror lidhur me situatën pandemike dhe masat e reja në këtë drejtim dhe në anën tjetër respektimin e masave nga ana e qytetarëve”, është bërë e ditur në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

    Ndryshe, sipas masave të reja anti-COVID ndalohet lëvizja e qytetarëve pas orës 22:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit.

    Lokalet e gastronomisë e kanë të ndaluar veprimtarinë, përveç shërbimeve “merr me vete” dhe me dërgesë.

    Këto masa që janë miratuar nga Qeveria e Kosovës, janë në fuqi nga data 7 deri më 18 prill.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Ka vdekur aksidentalisht ish-ushtari i UÇK-së, Isuf Tahirsylaj nga Isniqi i Deçanit. Kështu ka bërë të ditur faqja “Fshati Isniq” në Facebook,...
    Lajme13 Tetor 2024
    Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook është shprehur i bindur se mërgata do ta votojë Albin Kurtin me...
    Lajme13 Tetor 2024
    Anëtari i AAK-së Daut Haradinaj, ka ironizuar me qeverinë lidhur me situatën e krijuar pas mungesës së furnizimit me ushqim për FSK-në. “Nëse...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet t’ia tregojë diasporës...
    Lajme13 Tetor 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull ose/dhe vranësira të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Në 24 orët e fundit, qyteti i Vrajës në Serbi është përballur me një seri tërmetesh që kanë ngjallur shqetësim mes banorëve....
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Një 12-vjeçar ka vdekur në Tiranë, pasi i njëjti ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. Policia e Shqipërisë ka bërë të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Detyrë parësore ka mbikëqyrjen e shkeljes së të drejtave të punëtorëve, e një e tillë u bë edhe me emërimin e tij....
    Lajme13 Tetor 2024
    Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë kanë thënë se kanë telashe me mungesë të ujit. Disa banorë kanë thënë se ndërprerjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.