×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet heqja e kushtëzimit për regjistrimin e automjeteve

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Tash e shumë vjet institucionet e Kosovës i kushtëzojnë qytetarët e vendit të paguajnë tatimin në pronë dhe disa shërbime të tjera komunale për regjistrimin e veturave.

    Deri para shfaqjes së virusit Covid-19 sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë qenë 150 mijë automjete të paregjistruara.

    Pandemia ka ndikuar që ky numër të rritet edhe më shumë. Ndërkohë, ky kushtëzim në mënyrë direkte paraqet shkelje të të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Ministri Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu duke pranuar se numri i veturave të paregjistruara është në rritje, ka thënë se për t’u liruar qytetarët nga këto kushtëzime, kërkohet të bëhen ndryshime ligjore.

    Veliu: Për numrin e automjeteve të paregjistruara, jemi duke hartuar një udhëzimi administrative

    “Po është fakt se një numër i madh i automjeteve në Republikën e Kosovës janë të paregjistruara. Numri është rritur, në fakt edhe gjatë kohës së pandemisë, mirëpo rritja e këtij numri bëhet fjalë për automjetet që bëjnë regjistrime të rregullta që për shkaqe dhe arsye të njohura kanë mbetur edhe një numër i caktuar. Për sa i takon numrit të automjeteve të paregjistruar si kontigjencë për gjatë viteve, ne me Bankën Qendrore të Kosovës dhe me kompanitë e sigurimeve, kemi filluar hartimin e një udhëzimi administrative me të cilin do ta rregullojmë këtë çështje dhe në momentin e parë që na krijohen kushtet dhe rrethanat do ta procedojmë”, deklaron Veliu.

    Ai po ashtu ka thënë se për automjetet që kanë mbetur pa u regjistruar për shkaqe të pandemisë, MPBAP-ja po vepron me vendime të herë pas hershme, derisa shton se çështja e pagesave është e rregulluar me udhëzime administrative.

    Veliu: Mund të përjashtojmë rregulla vetëm pas ndryshimeve ligjore

    “Kur po ka vështirësi po e zgjasim afatin e regjistrimit. Nga një herë ka edhe mungesë për tabelat për shkak të furnizimit jo të mirë me tabela. Nga një herë janë arsye të tjera, mirëpo, ne po veprojmë në kushte të pandemisë me vendime të veçanta në mënyrë që ta rregullojmë këtë çështje… Çështja e pagesave është rregulluar me udhëzime të ndryshme, me ligje. Kështu që ne ndonjë rregull mund ta përjashtojmë, por pa ndryshime ligjore ne nuk mund të bëjmë më tepër”, thotë ai.

    Derisa, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi i kontaktuar nga KosovaPress, ka thënë se asnjë prej këtyre kushtëzimeve për regjistrim nuk janë në kompetencën e kësaj ministrie. Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku për KosovaPress, thotë se sipas ligjeve në fuqi, respektivisht Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, është përcaktuar mënyrat e mbledhjes së detyrueshme të tatimit në pronë të cilat mund të ushtrohen nga organet kompetente./kp/

    Ai ka marrë në vlerësim numrin e tërësishëm të mjeteve motorike të siguruara dhe ka konstatuar se rreth 350 mijë qytetarë janë të kushtëzuar në procesin e regjistrimit të mjetit të tyre motorik.

    Mazreku bëri me dije se me datë 24.06.2019 kanë paraqitur ankesë në institucionin e Avokatit të Popullit lidhur me shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut apo keqpërdorim nga autoritetet publike dhe lidhur me këtë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.