×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet anulimi i procesit të përzgjedhjes së kandidatit për Avokat të Popullit

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Disa organizata të shoqërisë civile, me një letër drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kanë kërkuar që të anulohet procesi i përzgjedhjes së kandidatit për Avokat të Popullit.

    Një ditë para se kjo çështje të shqyrtohet në Kuvendin e Kosovës, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Rrjeti i Grave të Kosovës, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Instituti KIPRED, kanë thënë se në këtë proces ka pasur probleme serioze në transparencë, respekt për parimin e meritës dhe ligjshmërinë e zbatimit të kritereve përzgjedhëse.

    Në letrën që i kanë drejtuar deputetëve, këto organizata kanë renditur tri arsye kryesore pse kërkojnë anulimin e procesit të përzgjedhjes së Avokatit të Popullit.

    “Procesi përzgjedhës për Avokat të Popullit është i përcaktuar me ligj, dhe i nënshtrohet parimeve të transparencës dhe meritës së kandidatëve që konkurrojnë. Prandaj, ju njoftojmë që Paneli Vlerësues ka bërë lëshime serioze në metodologjinë e zbatuar për të vlerësuar meritën e kandidatëve. Adresimi i një interviste formale, me disa pyetje shumë të përgjithshme, që nuk marrin parasysh të kaluarën profesionale të kandidatëve, dhe me një insistim partiak të vlerësimit, ka qenë kryefjala e intervistës me kandidatë të organizuar nga Paneli Vlerësues. Për më tepër, ky panel as nuk ka marrë mundin t’i shpjegojë organizatave të shoqërisë civile që monitoruan këtë proces, se mbi çfarë kriteresh ka zbatuar një proces përzgjedhës, dhe si është e mundur që një intervistim formal me pyetje që janë tërësisht në diskrecion të gjykimit politik të deputetëve anëtarë të Panelit të jetë përcaktues i listës finale të të përzgjedhurve”, thuhet në arsyen e parë në këtë letër.

    Sipas shoqërisë civile, paneli vlerësues ka treguar mungesë të madhe të transparencës.

    “Ai i përjashtoi monitoruesit e shoqërisë civile nga pjesa e mbledhjes ku duhej të bëhej pikësimi i kandidatëve, dhe rrjedhimisht transparenca e vlerësimit sipas kritereve për secilin kandidat u mohua tërësisht. Një përjashtim i tillë është i paprecedent në praktiken kuvendore. Për më tepër, Paneli Vlerësues e mbajti të fshehtë listën e kandidatëve dhe pikët të shoqëruara me arsyetim për secilin kandidat. Paneli refuzoi t’i shpjegojë komunitetit monitorues se pse janë vlerësuar kandidatët në mënyrën e tillë, dhe çfarë bëri që shumë kandidatë ekselentë të mos hynin as në listën e tre më të mirëve”, ka vazhduar letra.

    Në arsyen e fundit është thënë se ky panel ka shkelur Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Ambasadës Britanike, i cili parasheh që vlerësimi i kandidaturave për avokat të popullit të bëhet bazuar në pikësimin që bëjnë ekspertët britanikë të angazhuar nga Ambasada.

    “Prandaj, ne organizatat në fjalë, kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës, përkatësisht nga ju deputetë të nderuar që të anuloni këtë proces të përzgjedhjes së Avokat të Popullit, dhe njëherësh një proces të tillë ta zhvilloni në përputhje me Memorandumin e nënshkruar me Ambasadën Britanike. Kërkojmë gjithashtu transparencë të plote, llogaridhënie për vlerësimin e bërë dhe zbatim të plotë të parimit të meritës në procesin përzgjedhës”, përfundon letra e organizatave të shoqërisë civile.

    Të hënën, Edona Hajrullahu, Naim Qelaj dhe Xhavit Shala ishin tre emrat që anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, i dërgoi për votim në seancën plenare. Raporti përzgjedhës për shqyrtim të aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve mori pesë vota pro, kurse tre anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin abstenuar.

    Në garën për Avokat të Popullit ishte edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, që ishte tërhequr me arsyetimin e njëjtë sikur ato që ka dhënë shoqëria civile.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën në Rubikon në Klan Kosova, e ka cilësuar si jetike për shtetin e Kosovës, rikthimin...
    Lajme24 Korrik 2025
    Pas raportimit se Zyra e Presidencës ka nisur procedurat tenderuese për ndërtimin e objektit presidencial, ashtu që të zhvendoset nga objekti i...
    Lajme24 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar pas intervistës ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçi, të dhënë nga Haga për Rubikon me...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për agresionin në Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Sipas...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur edhe për ecurinë e shtetësisë së Kosovës, njohjet e reja dhe mos-anëtarësimin e vendit në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Thaçi tha se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë...
    Vip24 Korrik 2025
    Reperi i njohur, Fero po vjen me një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për hendikepin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, hendikepi i Speciales është mungesa e një mekanizimi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.