×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohen ndryshime të Projektligjit për Pandeminë

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Disa ditë pasi në mungesë kuorumi, projektligji për pandeminë nuk arriti të shqyrtohej në procedurë të përshpejtuar, Kryesia e Kuvendit, të mërkurën, këtë projektligj e ka proceduar për shqyrtim në Komisionin për Shëndetësi.

    Fitim Uka, një prej anëtarëve të këtij komisioni, thotë se si Vetëvendosje do ta shqyrtojnë të njëjtin, megjithëse sipas tij, është tejet vonë që vendi të bëhet me një projektligj të tillë.
    Pavarësisht kësaj, Uka thotë se ky projektligj duhet të përcaktojë më mirë çështjen e masave ndëshkuese.

    Edhe anëtari tjetër i këtij komisioni, Bekim Haxhiu, thotë se janë të interesuar ta procedojnë sa më shpejt projektligjin, derisa thekson nevojën për ndryshime dhe përmirësime të tij.

    Projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 i propozuar nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmban 8 nene të cilat kryesisht flasin për kufizime të lehta e lirive dhe të drejtave të njeriut, kufizime në tubime etj.

    Sa u përket masave ndëshkimore, ky projektligj i referohet ligjit për luftimin dhe parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.

    Ndërsa, neni 7 i këtij projektligji parasheh që në rastet kur vlerësohet e nevojshme, atëherë FSK-ja mund të angazhohet për të ofruar ndihmën e saj.
    Një javë më parë, qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti e kishte cilësuar si të panevojshëm projektligjin e Osmanit.

    Përkundër opinionit negativ nga Qeveria e Kosovës, Osmani sërish tentoi që shqyrtimin e ligjit ta bëjë më ndihmën e deputetëve të Kuvendit, por që propozimi i saj nuk kaloi. KOHA.net.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Teksa Donald Trump dhe Vladmir Putin përgatiteshin të takoheshin në Alaska, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Rusisë  që t’i...
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin janë në takim së bashku me delegacionet e tyre përkatëse për më shumë...
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Pirg të Korçës, ku një 14-vjeçar u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij...
    Të tjera
    Lajme15 Gusht 2025
    Dega në Drenas e Partisë Demokratike të Kosovës ka thyer heshtjen lidhur me shkëputjen e Ramiz Lladrovcit, në garat elektorale të 12...
    Lajme15 Gusht 2025
    Agjencia e Menaxhimit Emergjent bën të ditur se të premten janë regjistruar gjithsej 78 vatra zjarri në vend. Në njoftimin e lëshuar...
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Presidenti rus Vladimir Putin nuk u përgjigj nëse do të pranonte armëpushim kur gazetarët i bërtitën pyetje atij dhe Presidentit të SHBA-së...
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Një stuhi e fortë me erëra të fuqishme dhe reshje të befasishme ka goditur sot plazhet e Vlorës, duke shkaktuar kaos mes...
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përsëri ballë për ballë. Të...
    Lajme15 Gusht 2025
    Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu ka vizituar sot punimet e rrugëve fushore në Jasiq dhe lagjen Bajraktar. "Sot filluam punimet për hapjen...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.