×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohen ekipe mobile për vaksinim kundër koronavirusit

    FrontOnline
    21 Prill 2021

    Liridon Hoti e ka të pamundur ta dërgojë nënën në qendrën e imunizimit kundër coronavirusit.  Nëna e tij nuk mund të lëvizë dhe rrjedhimisht nuk mund të shkojë deri te qendra e imunizimit.

    “Ajo ka një dëmtim të trurit që e ka pasur në vitin 2008 dhe bën pjesë në kategorinë e personave me aftësi të kufizuar paraplegjik dhe tetraplegjik. Kjo sëmundje i ka pamundësuar lëvizjen e përhershme dhe e ka të pamundur të shkojë deri aty ku jepet vaksina”, thotë ai për REL.

    Paraplegjikë dhe tetraplegjikë janë personat të cilët si shkak i sëmundjes apo dëmtimit, kanë humbur në formë të përhershme mundësinë e zhvendosjes dhe lëvizjes së ekstremiteteve të poshtme apo të sipërme.

    Qytetarët kanë kërkuar ndihmë për vaksinim të të moshuarve që nuk mund të shkojnë në qendrat e vaksinimit edhe përmes rrjeteve sociale.

    Në një llogari në Facebook që mban emrin ‘Hajvalia’, fshat ky në afërsi të Prishtinës në një postim i kanë bërë një kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë që të krijojnë ekipe mobile të vaksinimit për disa persona mbi 80 vjeç të cilët nuk po kanë mundësi që të shkojnë për vaksinim në qendrën “1 Tetori” apo në qendrën e mjekësisë familjare.

    REL ka kontaktuar Qëndresë Ukën, administratoren e kësaj faqeje. Ajo i ka thënë REL-it se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga autoritetet në lidhje me vaksinimin e këtyre personave.

    “Sipas informatave të vet banorëve, janë edhe disa familje në kushte jo të mira ekonomike, të cilat jo vetëm që nuk kanë ditur të aplikojnë, por e kanë të pamundur edhe të shkojnë të vaksinohen. Besojmë, e njëjta situatë është nëpër shumë qytete e fshatra. Uroj që hartohet një plan përmes së cilit do të identifikoheshin këta persona, në veçanti ata të cilët jetojnë vetëm dhe të vaksinohen”, thotë Uka.

    Autoritet shëndetësore ende nuk e konfirmojnë se si do të bëhet vaksinimi i personave që nuk mund të lëvizin deri te qendrat e imunizimit. Nga Ministria e Shëndetësisë nuk janë përgjigjur në pyetjet  lidhur me krijimin e ekipeve mobile për qytetarët që e kanë të pamundur lëvizjen.

    Sa i përket ekipeve mobile, autoritetet shëndetësorë më 14 prill nisën vaksinimin e të moshuarve që janë nëpër shtëpi të kujdesit dhe për punëtorët socialë, të cilët përkujdesen për ta.

    Familjarët pa përgjigje rreth ekipeve mobile të vaksinimit

    Në Kosovë, aktualisht imunizimi kundër sëmundjes COVID-19 është duke u bërë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë si dhe në qendrat e mjekësisë familjare në disa komuna.

    Liridoni thotë se janë interesuar të marrin ndonjë informacion tek autoritetet shëndetësorë se si do të bëhet vaksinimi i këtyre personave, por që u është thënë se do të informohen me kohë.

    “Ne mbesim me shpresë që organet kompetente shtetërore që po e menaxhojnë situatën, që këtë kategori ta kenë parasysh që të vaksinojnë sa më shpejtë që është e mundur me ekipe mobile, sepse çdo vonesë e vaksinimit do të jetë fatale, duke pasur parasysh që kjo kategori çdo ditë ballafaqohet me jetën dhe me dhimbje”, thotë Liridon Hoti.

    Në familjen Hoti jetojnë shtatë anëtarë të familjes dhe nëna e tyre rrezikohet nga infektimi, pasi që shumica e familjes punojnë, e që virusin mund ta bartin në shtëpi, aty ku qëndron nëna e tyre e shtrirë që nga viti 2008.

    “Ne punojmë dhe ne kemi kontakte me minimumi dhjetë persona në ditë dhe ajo është shumë e rrezikuar që të infektohet nga ne dhe për këtë vaksinimi është shumë i nevojshëm”, thotë ai.

    Drejtuesi i shoqatës Handikos, Afrim Maliqi thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet shëndetësore duhet të kenë parasysh personat që nuk mund të shkojnë të vaksinohen në qendrat e imunizimit dhe të krijohen ekipe mobile.

    “Në momentin që personat e kufizuar do të fillojë të vaksinohen, do t’i kisha inkurajuar familjarët që të gjejnë formë që të drejtojnë personat deri te vendi ku jepen vaksinat. Arsyeja është që personi të dalë dhe të shohë ambientin dhe të mos jetë vetëm brenda. Por, në rastet kur është e pamundur, atëherë duhet të krijohen ekipet mobile, ashtu siç ekziston kjo praktikë edhe në vendet perëndimore”, thotë Maliqi.

    Ai thotë se nuk kanë një numër të sakatë se sa persona me aftësi të kufizuara nuk mund të shkojnë deri te qendrat e vaksinimit, por që ka të tillë. Për këtë, Maliqi shton se do të diskutojnë me Ministrinë e Shëndetësisë për të parë se si do të organizohet ky vaksinim.

    Në Kosovë deri më datën 21 prill, në nivel vendi janë vaksinuar rreth 20 mijë persona ka bërë të ditur koordinatori për vaksinim në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, Niman Bardhi.

    Në këtë numër përfshihen punonjësit shëndetësorë, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.