×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkimi i të pagjeturve: “Një ditë ka vullnet politik, ditën tjetër jo”

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Fillimi i kërkimeve për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, më 1999, flet për ekzistencën e vullnetit politik, tha Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, si dhe koordinatore e rrjetit të pajtimit REKOM.

    Kandiq i bëri komentet në panelin “Çështja e të zhdukurve – prioritet i bashkëpunimit rajonal”, që u organizua të martën nga Fondi për të Drejtën Humanitare dhe REKOM.

    Kandiq tha se ky proces duhet të përcillet, për të mos ndodhur “ajo që ndodh në këto hapësira, që një ditë ka vullnet politik dhe ditën tjetër jo”.

    “Në një moment, presidenti i Serbisë (Aleksandar Vuçiq) ka thënë se institucionet në Serbi janë të gatshme të verifikojnë çdo lokacion, për të cilin ka informacione për varre të mundshme masive në territorin e Serbisë. Dhe, menjëherë pas kësaj u zbulua vendndodhja e një varri masiv në hapësirën e Rashkës”, tha Kandiq, transmeton REL.

    Në mes të nëntorit, eshtrat e civilëve të dyshuar shqiptarë, të vrarë gjatë luftës në Kosovë, më 1999, janë gjetur në Kizhevak, pranë Rashkës.

    Presidenti i Komisionit Qeveritar të Serbisë për Personat e Zhdukur, Velko Odalloviq, ka thënë se nuk mund të thuhet me siguri numri i trupave në atë vend, por supozohet të jenë midis 15 dhe 17 trupa.

    “Menjëherë më pas ka ardhur deklarata e kryeministrit të Kosovës (Avdullah Hoti – tashmë në detyrë) se qytetarët kanë informuar se në rrethinë të Rahovecit dhe Prizrenit janë gjetur lokacione, ku mund të ketë eshtra të viktimave nga ngjarje me një numër më të madh të viktimave”, tha Kandiq.

    Më 18 dhjetor, Komisioni Qeveritar i Kosovës për Personat e Zhdukur ka njoftuar se ka kryer gërmime në dy lokacione në Rahovec dhe Prizren.

    Gërmimet kanë rezultuar me gjetjet mortore të dy personave: një në Prizren, një në Rahovec.

    Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6,500 persona kanë qenë të zhdukur.

    Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.

    Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1,600 persona, kryesisht shqiptarë.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2024
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Irakut, Muhammed Shia al Sudani. Me këtë rast, kreu...
    Lajme23 Shtator 2024
    Qeveria e Kosovës mbau sonte mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dhe ndryshuar disa vendime. Në mesin e tyre, ka vendosur...
    Lajme23 Shtator 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 221, kjo mbledhje ishte elektronike. Sipas njoftimit është marrë vendim që Gëzim Paci bëhet kryesues...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2024
    Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka paralajmëruar se një përjashtim i mundshëm i Kosovës nga CEFTA “do të nënkuptonte...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Krimet e dhunshme në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bien për të dytin vit me radhë, ndërsa agjencitë e zbatimit të ligjit...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ngritur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara shqetësimin se si Shqipëria ra viktimë e sulmeve kibernetike....
    Lajme23 Shtator 2024
    Kuvendi i Prishtinës nuk ka arritur ende ta miratojë buxhetin për vitin 2025. Kjo pasi opozita është  shprehur kundër këtij propozimi nga...
    Lajme23 Shtator 2024
    Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga...
    Lajme23 Shtator 2024
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.