×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkesat për pushim vjetor 3-6 muaj më herët, shpërthejnë pakënaqësitë te stafi shëndetësor

    FrontOnline
    16 Shtator 2022

    Me të marrë pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, Pranvera Zejnullahu Raci, ka kërkuar nga stafi shëndetësor që kërkesat për pushimet vjetore t’i bëjnë 3-6 muaj më herët.

    Por, një kërkesë e tillë po kundërshtohet ashpër nga drejtuesit e Odës së Mjekëve të Kosovës, sipas të cilëve e njëjta është e kundërligjshme.

    Nga SHKSKUK thonë se kërkesa ka të bëj vetëm me planifikimin më të mirë të pushimit për stafin shëndetësor.

     “SHSKUK ju konfirmon se me qëllim të organizimit më të mirë të punës, menaxhmenti ka lëshuar disa urdhëresa për Klinika dhe Spitalet e përgjithshme. Pra, duke pasur parasysh specifikat e veçanta të punës në shëndetësi, qëllimi është të bëhet planifikimi me kohë dhe mos të shkojnë në pushim përnjëherë të gjithë punëtorët”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së për Front Online.

    Mirëpo nga Oda e Mjekëve nuk po pajtohen me këtë arsyetim të SHSKUK-së.

    Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve, thotë për Front Online  se nëse bëhet fjalë për caktimin e pushimit, atëherë sipas tyre është jolegjitime.

    “Ajo është pritë në mënyrë shumë të çuditshme, pasi që së pari ajo është e kundërligjshme. Nëse flasim për planifikim, por për caktimin e pushimit 3 muaj deri në 6 muaj është kundër ligjor. Ligji i punës këto i rregullon, prandaj këto duhet të respektohen, dhe të referohen vendimet duke u bazuar në Ligjin e Punës. Drejtorët e klinikave janë të informuar për pakënaqësitë dhe ata i kanë shprehë këto pakënaqësi në nivelet më të larta. Nuk mundemi me qenë të kënaqur, kur është antiligjore”, deklaroi ai.

    Ndërsa nga SHSKUK thonë se nuk ka të bëjë me shkelje ligjore.

    “Lidhur me çështjen e ngritur nga ana juaj, ju njoftojmë se nuk bëhet fjalë për shkelje ligjore, meqë bëhet fjalë vetëm për planfikim, në mënyrë që klinikat dhe spitalet të mos mbesin pa staf. Pushimi vjetor vazhdon të merret bazuar në Ligjin e Punës, i cili parasheh mënyrën e shfrytëzimit”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e SHSKUK-së për Front Online.

    Sipas Ligjit të Punës, Neni 37 – pika 3, thuhet se “Për intervalin kohor të shfrytëzimit të pushimit vjetor, i punësuari duhet ta njoftojë punëdhënësin më së paku pesëmbëdhjetë (15) ditë para fillimit të shfrytëzimit të pushimit vjetor”.

    Pas dorëheqjes s ëish drejtorit, Valbon Krasniqit, pozitën si UD. Drejtoreshë e Përgjithshme në ShSKUK-së e mori gjinekologia, Pranvera Zejnullahu – Raci.

     

     

     

     

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë, Interfobisë dhe Transfobisë ka thënë se është e rëndësishme që  të drejtat dhe...
    Lajme17 Maj 2024
    Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se pas një kërkese të Policisë së Kosovës, njesia finlandeze e KFOR-it...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur në lidhje me mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje për të kuptuar mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të premten një ligj, i cili i lejon të dënuarit me burg të shërbejnë...
    Lajme17 Maj 2024
    Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendosur që tekstet të mos shpërndahen nëpër shkolla sikurse ka ndodhur me...
    Lajme17 Maj 2024
    Nënkryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka ngushëlluar për vdekjen e një të riu nga Gjilani pas një aksidenti në...
    Lajme17 Maj 2024
    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një studim hulumtues rreth eksportit dhe pagesave tē parasë së gatshme përmes institucioneve financiare mbrenda...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Piramida e rinovuar e Tiranës ka fituar Çmimin e Madh për Evropën Juglindore. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.