Një polic është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga një burrë me të meta psikike, i cili është arrestuar nga Policia e Kosoves, shkruan FrontOnline.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 5:15 në Gjakovë. Burri i dyshuar e kishte kërcënuar edhe më herët policin dhe familjarët e tij.
I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti ishte me të meta psikike, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viktima m/k zyrtar policor, ka raportuar se është kanosur përmes rrjeteve sociale nga një i dyshuar m/k. Sipas viktimës i dyshuari edhe më herët e ka kanosur atë dhe familjarët e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti ishte me të meta psikike, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.