Dje në mesditë, është arrestuar një grua në rrugën “Artim Jashari”, në Mitrovicë.
Ajo dyshohet se e ka keqtrajtuar fëmijën e saj një vit e gjysmë.
Siç njofton Policia, fëmija i është lënë nënës së të dyshuarës për përkujdesje.
“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJES | Rr. Artim Jashari 25.06.2022-11:53. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta është takuar duke e keqtrajtuar fëmiun e saj një vit e gjashtë muaj. Fëmiu iu është dhënë në përkujdesje nënës së të dyshuarës.E dyshuara me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.