×
  • Lajme
  • Lajme

    Keqpërdorimet në KEK, nis procesi gjyqësor ndaj Nagip Krasniqit

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin aktakuzës për “keqpërdorim të pozitës apo autoritet zyrtar”.

    Kjo është seanca e parë e Krasniqit, që akuzohet se i ka shkaktuar KEK-ut humbje prej 3.2 milionë eurove.

    Ish-Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale në gusht të këtij viti. Dyshimet janë se ai kishte filluar të keqpërdorë detyrën zyrtare ende pa i bërë dy javë nga dita kur ishte emëruar në këtë pozitë e deri ditën kur ishte arrestuar, në prill të vitit të kaluar.

    Sipas aktakuzës, Krasniqi i kishte mundësuar tregtimin e energjisë një kompanie sllovene në Kosovë, e cila nuk kishte licencë, duke dëmtuar kështu KEK’un në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro.

    Aty thuhet se Krasniqi dyshohet se i ka mundësuar kompanisë sllovene “Holding Slovenske Elektrane” tregtimin e energjisë në Kosovë, pa pasur e njëjta licencë.

    Keqpërdorimin e detyrës dyshohet se ai e kishte filluar ende pa i bërë dy javë nga marrja e detyrës së Kryeshefit. Ai ishte zgjedhur në këtë pozitë me 4 tetor 2021.

    Nga veprimet e Krasniqit thuhet se KEK është dëmtuar për mbi 3 milionë e 230 mijë euro./Express

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme19 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhely. Vuçiq tha se Varhelyn e informoi për situatën,...
    Lajme19 Shtator 2024
    Është shtyrë seanca fillestare ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit. Seanca është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes, pasi të njëjtit kanë thënë...
    Lajme19 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se prej më shumë se një viti, Kosova është nën masa financiare nga BE-ja që...
    Të tjera
    Vip19 Shtator 2024
    Kohës së fundit Getinjo gjendet larg muzikës por jo edhe larg mediave sociale. Ajo pak ore me parë ka ndarë një postim...
    Kronika19 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin ku vdiq një 55 vjeçar dje në Vushtrri. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në...
    Kronika19 Shtator 2024
    Një burrë në Gjilan ka njoftuar policinë se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri banesa e tij. Zjarri është lokalizuar...
    Kronika19 Shtator 2024
    jë person është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të...
    Lajme19 Shtator 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të...
    Sport19 Shtator 2024
    Gjyqi është hapur kundër një 53-vjeçari nga Torino, i akuzuar për keqtrajtim, pasi kishte rruar flokët e dy fëmijëve të tij për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.