Reperja e famshme Iggy Azalea publikoi ofertat e pamoralshme të cilat në TikTok ia kanë dërguar asaj reperët dhe të famshëm të tjerë. Edhe pse fshehu emrat, ajo e la të shihej se sa ndjekës dhe postime kanë këta njerëz, ndërsa bëhet fjalë për yje me miliona fansa.
Përveç ofertave të ndryshme të pamoralshme, siç janë fotot eksplicite, ishte edhe një në të cilin një burrë i panjohur i ofroi asaj 15,000 dollarë vetëm për një telefonatë. Të tjerët i thanë asaj se do të kujdeseshin më mirë për të dhe djalin e saj Onyx të cilin e ka nga një marrëdhënie e dështuar me reperin Playboy Carti dhe kishte oferta edhe për martesë.
Se bëhet fjalët për reperë të famshëm, Azalea zbuloi në këngën e saj të fundit “Sip It” me tekst: “Reperët në telefonin tim, në mesazhet e mia, nuk duan të më lënë të qetë”. Përndryshe, Iggy u zhvendos nga vendlindja e saj Australia për në SHBA në moshën 16 vjeç për të ndjekur një karrierë muzikore, dhe ajo po rrit djalin e saj vetëm, ndërsa duket më e bukur dhe më e lumtur se kurrë më parë./FrontOnline/