×
  • Vip
  • Vip

    Këngëtari shqiptar preket nga COVID-19, rrëfen si po e përjeton

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Ndoshta emri Ylli Valla nuk ju thotë gjë, por nëse ju përmendim grupin “Aurora”, me siguri do t’ju vijnë ndër mend këngë të pavdekshme si “Lele kaçurrele”, “Lady” apo “Larg je ti”.

    Në një lidhje direkte me emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, Ylli ka folur për vitet nostalgjike kur grupi “Aurora” ishte grupi i preferuar i adoleshentëve të fillimit të viteve 2000, por edhe për situatën aktuale në të cilën ndodhemi, shkruan Class.

    Në fakt, Ylli po e përjeton vetë të qenit i infektuar, prej më shumë se një jave.

    Ai ka rrëfyer se pas shfaqjes së disa shenjave të Covid-19, shkoi në Klinikën Infektive dhe pas testit u konfirmua se ishte pozitiv.

    Këngëtari rrëfen se u vetizolua me familjen në shtëpi prej ditës së martë, por shton se është mirë me shëndet, përveç disa shqetësimeve të vogla.

    “Nuk kam pasur ethe dhe temperaturë, kam pasur kollë, hundë dhe djersitje. Ndërsa nuhatjen dhe shijimin nuk i ndjej më fare. Ushqehem, por nuk ndjej as shije, as aromë. Është shumë e çuditshme kjo pjesë, por po shpresoj që do të më kthehen”, tha ai.

    I pyetur nëse ka dyshime se ku mund ta ketë marrë virusin, këngëtari është shprehur se mund të ketë ndikuar lehtësimi i masave në Kosovë dhe hapja e aktiviteteve.

    Por duke qenë se ai punon në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe është në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëz, nuk përjashtohet mundësia ta ketë marrë edhe në punë.

    Për sa i përket muzikës, Ylli rrëfen se nuk e ka braktisur, por së bashku me pjesëtarin tjetër të grupit “Aurora” po përgatiten për t’u rikthyer.

    Ai shtoi se është shumë nostaligjik për vitet kur grupi ishte në kulmin e tij dhe se ndihet krenar që edhe pse kanë kaluar 15 vite nga “Lele kaçurrele”, njerëzit ende nuk e harrojnë.

    Nga Rubrika
    Vip12 Prill 2025
    Danja është banorja e parë që ka lënë shtëpinë në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4. Ajo ishte në nominim me...
    Vip12 Prill 2025
    Pas javësh të tëra ulje e ngritje në marrëdhënien e tyre, duket se mes Eglit dhe Gjestit po fryjnë erëra më të...
    Vip12 Prill 2025
    Fermeri i preferuari i publikut është Lim Hoti. Limi ka arritur të rrëmbejë votat e publikut, duke u shpallur kështu imun dhe...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Lajme12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile...
    Sport12 Prill 2025
    Arsenali ka humbur terren të vlefshëm në garën për titull në Premier League, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët e saj për kërcënimin e terrorizmit në Austri. Sipas...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani. Në një postim në Facebook, ai ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.